KryesoreLajme

Filloi fushata “Festo me Zemër, jo me armë”: Armët pa leje shkaktar kryesor i vrasjeve

Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave me armë në ahengje familjare “Festo me zemër, jo me armë”. Qëllimi i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes kolektive dhe parandalimit të përdorimit të armëve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani, ka thënë se statistikat tregojnë se armët pa leje janë shkaktar kryesor i vrasjeve në Kosovë. 

“Statistikat tregojnë që armët pa leje, që janë në përdorim të paligjshëm nga qytetarët janë shkaktarë i pjesës dërmuese të vrasjeve. Edhe pse zotërimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe armeve të ftohta është në rënie çdo vit kjo dukuri ende mbete kërcënim për rendin dhe sigurinë publike në Kosovë por edhe shqetësim për institucionet e sigurisë. Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon përafërsisht 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme për çdo vit. Konfiskimi i arëve të vogla dhe të lehta po vazhdon por edhe municionet e kalibrave të ndryshëm”, ka deklaruar ai.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla ka thënë se Policia e Kosovës është duke bërë punë profesionale në këtë drejtim, derisa ka apeluar gjithë qytetarët të respektojnë ligjin.
“Përdorimi i armëve të zjarrit është një problem që prek shumë shoqëri, jo vetëm tonën, në ato ditë që janë për t’u festuar dhe që sjellin gëzim në familjet e tyre, dhe jo siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, ndonjëherë edhe kob. Arma nuk është mjet për festë, nuk simbolizon gëzim, sjell vetëm hidhërim”, ka theksuar ajo.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian Annemarie Douëes, ka thënë se është me rendësi të madhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për të parandaluar këtë dukuri negative. Derisa ka theksuar mbështetjen e BE-së në këtë drejtim.

“Është më rendësi shumë të madhe derisa PK po punon në mënyrë të palodhur për luftimin e këtyre sfidave ne nuk mund të varemi vetëm në organet ligj zbatuese, prandaj është me rëndësi shumë të madhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për këtë dukuri negative, për të shtënat festive dhe të mësojmë duke përfshirë edhe fëmijët për rreziqet e përdorimit të pa sigurt përdorimin e armeve të zjarrit dhe ndikimet potenciale që mund të kenë ato në familjet. BE në Kosovë mbetet e përkushtuar për mbështetjen dhe brengen që kanë për qëllim për promovimin e fushatave të ndërgjegjshmit si dhe veprimeve parandalues për zvogëlimin e ndikimit negativ të shtënave festive”, ka deklaruar ai.

Lexo më shumë  Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Arbnesh Ajvazi, ka nënvizuar se janë duke punuar në këtë drejtim për të ndaluar përdorimin e armëve në ambiente jo ligjore, derisa ka treguar edhe numrin e konfisikimit të armëve që janë përdorur në mënyrë të jashtëligjshme.

“Statistikat e rasteve të përdorimit të armëve nëpër ahengje për vitin 2022 dhe 2023, vërehet se në vitin 2023 kemi më pak raste, në vitin 2022 kemi pasur 155 armë të sekuestruara vetëm në ahengje, që kanë qenë të përdorura në ahengje, ndërsa në vitin 2023 kemi 107 armë, rastet që janë raportuara të shtëna me armë, qershor-gusht 2023 kemi arritur të konfiskojmë në muajin qershor 47 armë, këto nuk kanë qenë armë që janë përdorur, por që kanë poseduar të pranishmit, në korrik 24 armë dhe në qershor 54 armë që gjithsej janë 125. Prej tyre armë legale kanë qenë gjashtë, një muajin korrik dhe një në gusht”, ka deklaruar ai.

E shtëna me armë zjarri në ahengje dhe festime është vepër penale dhe është e ndëshkueshme me ligj.

Rruga Press

YouTube player