Lajme

“FIFA të hetojë trajnerin serb, ofendoi shqiptarët”. “UEFA dhe FIFA e ka përkëdhelur vazhdimisht Serbinë”

Gazetari sportiv, Lorik Gashi thotë se FIFA duhet të hetojë dhe të dënojë trajnerin e kombëtares së Serbisë, pasi ky i fundit ofendoi shqiptarët gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gashi u shpreh se FIFA po tregohet me dy standarde, duke mos hetuar trajnerin serb, e nga ana tjetër duke filluar një hetim për Granit Xhakën, i cili pas ndeshjes veshi fanelën me mbiemrin Jashari, që i përkiste shokut të skuadrës, Ardon Jashari.

“Ka qenë reagimi i Granit Xhakës drejtuar kampit serb, pankinës serbe. Kanë qenë tensione gjatë ndeshjes. Kemi parë edhe trajnerin e Serbisë, i cili u deshifrua duke ofenduar të gjithë shqiptarët.

Padyshim që duhet një dënim, për këtë nuk ka një hetim nga FIFA, por ka hetim për fanelën që Xhaka ka vendosur ta veshë në fund të ndeshjes. Duken dy standarde nga ana e FIFA-s sa i përket futbollistëve shqiptarë dhe futbollistëve serbë, apo trajnerit serb”, theksoi ai.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Granit Xhaka ka reaguar pas fitores ndaj Serbisë me rezultatin 2-3, ku festoi me një fanelë me numrin 26 që lexonte “Jashari”.

Xhaka ka sqaruar se nuk kishte asgjë politike në veprimin e tij dje.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, deklaroi futbollisti.

Nga ana tjetër, gazetari Roland Qafoku thotë se UEFA dhe FIFA, prej vitesh kanë ‘përkëdhelur’ kombëtaren e Serbisë në raport me ndeshjet që ka zhvilluar ndaj Shqipërisë, apo edhe me kombëtare të tjera ku luajnë futbollistë shqiptarë.

Në intervistën për Euronews Albania, Qafoku rikujtoi ndeshjen e vitit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, ku u shënuan incidente dhe sulme ndaj futbollistëve shqiptarë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Ai tha se UEFA bëri çmenduri duke i dhënë 3 pikë në tavolinë Serbisë dhe vendimin e përmbysi KAS.

“Ajo që mua më bën përshtypje, është një përkëdhelje që FIFA dhe UEFA i kanë bërë prej shumë vitesh kombëtares dhe Serbisë. Në vëmendjen time, por besoj edhe të opinionit publik është vendimi i parë për ndeshjen e vitit 2014, të UEFA-s në fakt ishte kundër Shqipërisë dhe pro Serbisë.

Tre pikët i mori Serbia, ishte KAS-i që bëri përmbysjen e madhe. A kishte çmenduri më të madhe, nuk ka ndodhur në historinë e futbollit, jo vetëm evropian, por atë botëror, ajo që ndodhi në mes të Beogradit ku i gjithë stadiumi bërtiste vritini shqiptarët dhe gati i vranë. UEFA dhe FIFA e ka përkëdhelur vazhdimisht Serbinë”, theksoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *