Fierza “shndërrohet” në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të tri shteteve, prej vitesh asnjë zgjidhje për problematikën
Fierza është shndërruar sërish në basenin grumbullues të mbetjeve urbane të verilindjes së vendit, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.
Reshjet e ditëve të fundit dhe rritja e nivelit të ujit rikthyen problematikën e vjetër të ndotjes që vijon prej vitesh dhe ende nuk ka zgjidhje përfundimtare
Kjo situatë në Fierzë prej vitesh është bërë e zakonshme në periudhat pranverë-vjeshtë ku vija liqenore dhe sipërfaqja e liqenit ndotet nga mbeturina të shumta.
Megjithatë liqeni sërish vazhdon të mbushet me mbeturina nga tre shtete.
Ndërkohë zotimet e marra qe ne vitin 2016 e qeverive të Shqipërisë e Kosovës për vendosjen e rrjetave mbrojtëse nuk u mbajtën, ndaj edhe mbetjet urbane të mbledhura në territorin e tre shteteve çdo vit përfundojnë sërish në liqen.
Kanë dështuar edhe planet për blerjen e një anijeje për pastrimin e sipërfaqes së liqenit .
Aktualisht, niveli i ujit në Fierzë është 266.36 m, ndërsa prurjet rreth 559 m3/sek. Për momentin, nuk ka turbina në punë.
Rruga Press