Lajme

Fierza në pikën e “vdekjes”, moti i ftohtë rrit konsumin e energjisë

Moti i ftohtë ka ndikuar në uljen e sasisë së energjisë që prodhohet në vend gjatë 10 ditëve të fundit. Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare aktualisht në kaskadën e Drinit prodhohet 12 mijë megavatorë energji elektrike nga rreth 19 mijë megavatorë që prodhohej në janar.

Gjithçka ka ardhur si pasojë e uljes së nivelit të ujit në liqenin e Fierzës  për shkak të mungesës së reshjeve të shiut  dhe ngricave e borës të krijuara në këtë zonë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Aktualisht niveli i ujit në Fierzë rezulton se është 267.8 metra duke ulur me rreth 4 metra ,ndërkohë që në Koman dhe në Vaun e Dejës  niveli rezulton se është i njëjtë përkatësisht 173,6 m dhe 73.8 metër.

Për shkak të temperaturave të ulëta nevojat  e vendit për energji elektrike janë rritur ndjeshëm dhe kjo ka bërë që të shtohet importi i energjisë. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bën me dioje se aktualisht po importohet rreth 8 mijë megavatorë energji elektrike në ditë me një çmim mesatar prej 240 eurosh.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Pjesa më e madhe e qytetarëve në Shqipëri përdorin energjinë elektrike për tu ngrohur gjatë dimrit Korporata Elektroenergjitike Shqiptare  ka detyrimin që të plotësojë nevojat e vendit me energji elektrike deri  në përfundim të situatës së emergjencës së shpallur nga qeveria. Në këtë mënyrë deri në 15 prill KESH ka detyrimin të plotësojë nevojat e vendit me energji. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *