Lajme

Fierza drejt “fundit”, pamjet tregojnë kuotat minimale të ujit në liqen

Thatësira e cila ka kapur vendin tonë ka sjellë  krizë energjitike për shkak të  shterimit të prirjeve në Liqenin e Fierzës.

Pamjet tregojnë se dita ditës Liqeni i Fierzës, po shkon drejt “vdekjes” duke sjellë ndikim të dukshëm dhe në prodhimin e energjisë.

Ndërkohë ulja e nivelit të ujit ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të Vjetër. Alarmi për tharjen e Fierzës është ngritur prej ditësh, ndërkohë ministria ka kërkuar nga konsumatorët që të kursejnë sa të munden energjinë.

Lexo më shumë  Zv. ministri italian Cirielli dhe ministri në detyrë Vitia vizitojnë Laboratorin e Mikrobiologjisë

Këtë të shtunë përmes një postimi në rrjetet sociale zëvendësministri i Kulturës, Zef Çuni ka publikuar pamjet e “frikshme” të rënies së nivelit të ujit në liqen.

“Liqeni Kukesit dje tek ura mbi Drinin e Bardhe”, shkruan ai. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *