KryesoreLajme

Fetoshi: Nga Tivati në Mitrovicë, strategjia serbe kundër BE-së dhe Kosovës

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, Arben Fetoshi, ka deklaruar se skenari i dështuar i Serbisë për ta lënë në hije samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat të Malit të Zi, ka vazhduar sot në veri të Mitrovicës me provokimin kundër simbolit të paqes dhe integrimit .

“Plani i djeshëm për zbarkim në Tivat me 87 ‘mercenarë’ që do ta kërcënonin sigurinë para samitit, u pengua nga autoritetet malazeze, duke i kthyer ata në Serbi, prandaj “duhej” vazhduar me tensione në veri, për shkak të qëllimit minues ndaj zgjedhjeve. Përpjekjet e Serbisë për ndërhyrje rajonale reflektojnë agjendën e integrimit euro-atlantik me Republikën e Kosovës si faktor i rëndësishëm në arkitekturën e sigurisë. Për këtë arsye, Aleksandar Vuçiq orkestroi “mbështetjen” nga Maqedonia e Veriut me mesazhe nacionaliste kundër Kosovës, artikuloi qartë objektivin për ta kontrolluar votën e çdo serbi në Kosovë përmes Listës Serbe dhe planifikoi sabotimin e BE-së në Tivat, për ta sfiduar Podgoricën si aleate të NATO-s”, ka shkruar Fetoshi.

Lexo më shumë  Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Sipas tij, pas dështimit në Mal të Zi dhe viktimizimit të zakonshëm me “diskriminim”, BIA aktivizoi provokimin në veri duke përfshirë Milan Radojeviqin e Ivan Zaporozhcin, me qëllim të mobilizimit emocional, përmes një simboli të kornizuar nga propaganda dhe strukturat serbe si “sulm ndaj identitetit” të tyre apo si veprim për “shqiptarizimin” e veriut.

“Pamja e kësaj strategjie të Serbisë bëhet edhe më e qartë kur samiti në Tivat dhe konsolidimi i Kosovës vendosen në kontekstin e projektit për “Botën Serbe”. Nisma e shpallur në prag të samitit nga Macron dhe Merz për ta përshpejtuar integrimin e rajonit në BE dhe propozimi në SHBA për anëtarësimin e Kosovës në NATO, janë mesazhe strategjike që pamundësojnë synimet hegjemoniste të Serbisë. Nga ana tjetër, arrestimi i “sekserëve” për votat e Listës Serbe zvogëlon hapësirën e ndërhyrjeve të saj për kontroll absolut mbi qytetarët serbë, që të mund ta përdorë si një “argument” të narrativës së “terrorit e represionit”. Në një situatë të tillë, orkestrimi i një krize të re në veri duke mobilizuar punonjësit e strukturave ilegale të arsimit e shëndetësisë, është një operacion hibrid që ka për qëllim ta cenojë rendin dhe integritetin e procesit të zgjedhjeve më 7 qershor”, tha ai.

Lexo më shumë  Dosja Aruba/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh
YouTube player