Lajme

“Festuan” lirimin e shokut nga burgu. Përdhunuαn 26-vjeçaren e më pas e lanë në rrugë

Detaje të rënda nga përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë. Raportohet se në ngjarje kanë marrë pjesë 4 persona dhe jo 3.

Në pranga kanë përfunduar Oltjan Tahiri, 31-vjeç dhe Albi Ceno 28-vjeç, ndërsa Gentjano Mehmeti 32-vjeç është shpallur në kërkim. Personi i katërt i cili ka marrë pjesë në ngjarje, nuk është ngjitur në dhomë. Këta persona, dyshohet t’i kenë dhënë vajzës lëndë narkotike dhe më pas kanë abuzuar seksualisht me të.

Fillimisht ata kanë qenë të ulur në një bar së bashku, ku dyshohet se i kanë dhënë vajzës kokainë. Më pas, tre prej tyre janë ngjitur në dhomën e hotelit bashkë me vajzën, e cila nuk ishte e vetëdijshme. Dyshohet se të tre djemtë, kanë abuzuar seksualisht me vajzën. 

Lexo më shumë  Policia e Kosovës gjen kamera ilegale në kufi me Serbinë, dyshohet se përdoreshin nga kontrabanduesit

Burimet bëjnë të ditur se 26 vjeçarja është gjetur në rrugë pa ndjenja mëngjesin e shtunë nga stafi i hotelit. Po ashtu, burime thonë se të rinjtë kanë qenë duke festuar daljen nga burgu të një prej shokëve të tyre.

Sipas bluzave të bardha, vajza ka qëndruar pa ndjenja për disa orë në spital, më pas është përmendur. Vajza vijon të qëndrojë në reanimacion. Gjendja e saj është më stabël, por vijon të jetë në shok. 

Lexo më shumë  Për herë të parë tani gratë shtatëzanë në Kosovë mund të bëjnë analizën e amniocintezes në QKUK

Faqja ‘Disidentët’ shkruan se familjarët e autorëve kanë shkuar në reanimacion, aty ku ndodhen vajza, për ti bere presion që të ndryshojë dëshmi.

POSTIMI i faqes Disidentet

Rruga Press

YouTube player