Art & Kulturë

Festivali i filmit në Kanë feston 75-vjetorin

Këtë vit Festivali i famshëm, i cili zhvillohet në Kanë të Francës feston 75 vjetorin, dhe nis këtë të martë.

Nga viti 1946 kur nisi në tapetin e kuq kanë kaluar yjet e kinemasë botërore.

Në garë janë filma nga të pesë kontinentet, autorë e regjisorë.

Qindra filma u shfaqën gjatë 12 ditëve, duke vijuar me një konkurs zyrtar për Palmën e Artë.

Nëse ju e doni kinemanë, ky vend është parajsa është shprehur në vitin 2002 regjisori Tarantino.

“Për mua ky është festivali më i madh i filmit  dhe vendi  ku kërkon për një kinema të mirë” u shpreh në vitin 2004 një tjetër regjizor David Lynch.

Silvestre Stallone në maj të 1990  u shpreh se pas 10 vitesh në biznesin e kinematografisë,  në Kanë e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë, aty ku cdo gjë nis, dhe është qendra e kinemasë.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

“ Ishte prezantimi im me botës, si artiste, si aktore. Ndiej se karriera ime lindi në atë festival” rrëfeu në 2017 aktorja Jessica Chastain

Festivali i Filmit në Kanë pret  eventet më të mëdha në botë për industrinë e filmit.

Dhe Kana ka qenë shpesh edhe  një platformë politike për të drejtat e pakicave dhe për të drejtat e njeriut si në vitin 2018, me lëvizjen #MeToo

“Ne jemi të lumtur, është një rastësi, sepse përzgjedhja e një filmi në Kanë është ende një përzgjedhje artistike, këtu janë dy filma ukrainas, njëri prej të cilëve është një film që evokon luftën në Donbass një vit, dy vjet, tre vjet më parë. , por që mund të mendoni se është xhiruar 15 ditë më parë”, shprehet Thierry Frémaux, drejtor i festivalit.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Juria përbëhet nga 10 figura kryesore nga bota e kinemasë dhe kryesohet nga aktori francez Vincent Lindon, i cili fitoi  Palmën  e Artë të vitit të kaluar. Ata do të duhet të zgjedhin mes 21 filmave në garë. Fituesi do të shpallet të shtunën më 29 maj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *