Lajme

Ferri nuk mjafton/ Vdes xhelati i diktaturës, me mijëra të dënuar dhe të internuar me firmën e tij

Ish-prokurori dhe ish-Kryetari i Gjykatës së Lartë në regjimin e diktaturës, Aranit Çela, u ndaj nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 98 vjeçare.

Me firmën e Çelës janë dënuar me mijëra shqiptarë dhe po kaq janë internuar, ndërsa ai u dënua pas viteve 90 si një nga njerëzit e dikaturës, por që fitoi pafajësinë pas revolucionit të 1997, kohë kur PS mori pushtetin me dhunë.

I njohur për gjyqet dhe dënimet e shumta për agjitacion dhe propagantë, apo tradhti ndaj atdheut, Çela ishte ndër njerëzit më të besuar të regjimit komunist.

Çela u lind në Vlorë më 1923, në një familje me origjinë nga Kanina. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i vdes i ati, për të cilin në autobiografinë e tij të 1954 shkroi: “ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen… Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet.”

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti viziton fermerët dhe bletarët: Mbi 300 milionë euro për afër 120 mijë përfitues në katër vjet

Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Në mars 1945- shtator 1946, menjëherë pas luftës Aranit Çela emërohet prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës. Më 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake. Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik. Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

Me rrëzimin e komunizmit, Çela u procedua penalisht. Në 3 nëntor 1993 arrestohet dhe dënohet me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal.

Dënim që e vuaji më pak se 4 vjet pasi doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997. Çështja e tij u rishqyrtua dhe në 1998 mori pafajësinë dhe dëmshpërblim nga shteti për vitet e burgut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *