Lajme

Fermeri me 30 vite eksperiencë tregon sfidat e këtij profesioni në Shqipëri

Ditët e 30 viteve të fundit fermeri Lavdimir Çela i ka kaluar duke punuar në serë, si në verë ashtu edhe në dimër.”

“Unë kam qenë në moshë shumë të re, në moshën 15 vjeç, im atë filloi të punojë në sera dhe me këtë punë jemi marrë. Dita ime është rutinë e përditshme, do ngrihem në mëngjes, do hap serën. Jam gjithmonë në kujdesin e bimës”, u shpreh Lavdimir Çela për Euronews Albania.

Por kjo punë e përditshme jo çdo herë shpërblehet. Vjet, një pjesë të prodhimit u detyrua ta hedh ndërsa këtë vit nuk po arrin ende ta shesë për shkak se çmimi i shitjes nuk ia justifikon kostot e prodhimit.

Lexo më shumë  Këlliçi, tjetër denoncim për incineratorin e Tiranës: Ja si u themelua biznesi mafioz i plehrave

“Vjet e kam hedhur gjithë prodhimin poshtë. Kjo është gati për tu tregtuar ne nuk kemi treg. Flasim për kostot, kjo domate e ka 300 lek kilogrami dhe a është normale ta shes 300 lek kilogrami?”, tha fermeri.

Ajo çfarë i ka shqetësuar së fundmi fermerët është edhe heqja e TVSH-së së rimbursueshme 6%, edhe pse ky kompensim duket se nuk shkonte drejtpërdrejtë tek fermeri.

“Nuk është se nuk kishte ndikim te fermeri, kishte se ishte në favor të tregtarit, ai kishte një fitim te 6% që ma blinte mallin mua, tani kur hiqet 6% nuk ka interes ma ble mallin mua”, u shpreh fermeri Çela.

Megjithatë, Lavdimiri thotë se pavarësisht çdo lodhjeje nuk do hiqte dorë nga pune më të cilën u rrit.

Në gjithë Shqipërinë aktualisht ka rreth 200 mijë fermerë.

Rruga Press

YouTube player
Lajme

Fermeri me 30 vite eksperiencë tregon sfidat e këtij profesioni në Shqipëri

Ditët e 30 viteve të fundit fermeri Lavdimir Çela i ka kaluar duke punuar në serë, si në verë ashtu edhe në dimër.”

“Unë kam qenë në moshë shumë të re, në moshën 15 vjeç, im atë filloi të punojë në sera dhe me këtë punë jemi marrë. Dita ime është rutinë e përditshme, do ngrihem në mëngjes, do hap serën. Jam gjithmonë në kujdesin e bimës”, u shpreh Lavdimir Çela për Euronews Albania.

Por kjo punë e përditshme jo çdo herë shpërblehet. Vjet, një pjesë të prodhimit u detyrua ta hedh ndërsa këtë vit nuk po arrin ende ta shesë për shkak se çmimi i shitjes nuk ia justifikon kostot e prodhimit.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

“Vjet e kam hedhur gjithë prodhimin poshtë. Kjo është gati për tu tregtuar ne nuk kemi treg. Flasim për kostot, kjo domate e ka 300 lek kilogrami dhe a është normale ta shes 300 lek kilogrami?”, tha fermeri.

Ajo çfarë i ka shqetësuar së fundmi fermerët është edhe heqja e TVSH-së së rimbursueshme 6%, edhe pse ky kompensim duket se nuk shkonte drejtpërdrejtë tek fermeri.

“Nuk është se nuk kishte ndikim te fermeri, kishte se ishte në favor të tregtarit, ai kishte një fitim te 6% që ma blinte mallin mua, tani kur hiqet 6% nuk ka interes ma ble mallin mua”, u shpreh fermeri Çela.

Megjithatë, Lavdimiri thotë se pavarësisht çdo lodhjeje nuk do hiqte dorë nga pune më të cilën u rrit.

Në gjithë Shqipërinë aktualisht ka rreth 200 mijë fermerë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *