Bota

Fermerët nuk ndalen. Vijojnë bllokadat rrugore në Francë, Belgjikë dhe Holandë

Fermerë të shumtë francezë vendosën të mbajnë bllokadat e ngritura rrugëve, pavarësisht thirrjes së sindikatave për t’i hequr ato. Kryeministri Gabriel Attal njoftoi një paketë masash që përfshinte subvencione shtesë, si dhe lejen për të përdorur pesticidet në vende të tjera të BE-së.

Por protestuesit konstatuan kontradikta mes premtimeve të Attal dhe deklaratave të ministrave të tij.

 “Tani ne presim që qeveria franceze të jetë më e qartë dhe më e saktë, në mënyrë që të kuptojmë atë që është thënë pasi duket se ka pasur mospërputhje mes kryeministrit dhe ministrave të tij. Ndaj ne kemi kërkuar sqarime të mëtejshme dhe më shumë elementë për të kuptuar më mirë çfarë është thënë”, Damien Greffin, përfaqësues i Federatës Kombëtare të Fermerëve.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Në disa zona, të bllokuara prej ditësh, fermerët u kërkuan ndjesë udhëtarëve duke u dhuruar atyre qumësht falas në kuti kartoni.

Pas një dite protestash të ashpra në Bruksel, ku disa mijëra fermerë nga gjithë BE-ja u mblodhën për t’iu drejtuar liderëve të bllokut, këta të fundit pranuan të takoheshin me protestuesit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se fermerët mund të mbështeten tek BE-ja.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Por protestat vazhduan edhe të premten. Manifestuesit belgë bllokuan tre autostrada që të çojnë drejt Holandës. Me ta u bashkuan edhe fermerë holandezë. Këta të fundit mbajtën protesta edhe në qendër të Amsterdamit, në një pikë shpërndarjeje në provincën Arnhem.

Po të premten, në Portugali, fermerët protestues bllokuan aksesin drejt lumit të Lisbonës. Hyrja në urën “Vasco de Gama”, një nga dy kalimet mbi lumin Tagus, u kufizua për shkak të pranisë së tyre.

Rruga Press

YouTube player