Lajme

Fermerët e Shkodrës padisin Agjencinë e Bujqësisë, kërkojnë subvencionet

Dhjetëra fermerë të Shkodrës do të depozitojnë padi kundër Agjencisë Rajonale të Bujqësisë në Shkodër pasi nuk kanë përfituar subvencionet.

Një pjesë e tyre janë thirrur si fitues, por më pas janë lajmëruar se subvencioni anulohet.

35 milionë euro fonde të buxhetuara për skemat e mbështetjes në bujqësi janë ezauruar që në gjysmën e parë të vitit.

Lexo më shumë  Rreth 68 milionë euro të zotuara për Kosovën nga Zvicra, Kurti falënderon ambasadorin Sprecher

Në një intervistë për Euronews Albania, drejtorja e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Eranda Selmanaj, është shprehur se interesi nga fermerët ka qenë i lartë me 62 mijë aplikime dhe janë përzgjedhur 31 mijë fermerë.

Kërkesa më e lartë është të skema e naftës pa taksa. 26 mijë kanë përfituar nga 49 mijë që kanë aplikuar.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca në Washington: ShBA-ja mbetet aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *