Lajme

Fermerët bllokojnë rrugën e Sarandës/ Protestë për uljen e çmimit të qumështit

Dhjetra fermerë kanë protestuar këtë të hënë duke bllokuar rrugën Kardhiq Sarandë për shkak të gjendjes së vështirë financiare. Blegtorët që merren me rritjen dhe mbarështimin e bagëtive për qumësht janë organizuar për të mbajtur disa protesta ditën e sotme në të gjithë vendin. Kjo për shkak se çmimi i qumështit që u blihet atyre është ulur nga baxhot dhe fabrikat përpunuese. Kështu nga 180 lekë të reja për litër që merrej një vit më parë, sot është 120 lekë të reja për litër.

Lexo më shumë  Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës

Kjo ulje çmimi ka sjellë një krizë të thellë financiare për blegtoret, duke i detyruar disa prej tyre të mbyllin bizneset e tyre ose të therin tufat e deleve.

Blegtoret, të zemëruar dhe të vendosur, kërkojnë një rishikim të çmimeve të qumështit dhe shpërbërjen e asaj që ata e perceptojnë si një monopol të fabrikave përpunuese.

Ndërkohë ulja e çmimit të qumështit për blegtorët nuk është reflektuar aspak në uljen e çmimeve të produkteve të qumështit në markete, ku çmimet vetëm rriten.

Lexo më shumë  Ministri Aliu siguron se punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë do të përfundojnë brenda afateve

Nëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë dhe të kënaqshme nga fabrikat ose instancat shtetërore, blegtoret kanë paralajmëruar për intensifikimin e protestave, përfshirë bllokimin e rrugëve dhe refuzimin demonstrativ të dorëzimit të qumështit. Ata gjithashtu duan të ndërgjegjësojnë opinionin publik për rëndësinë e mbështetjes së produktit vendas dhe pasojat e importeve si qumështi pluhur dhe vaji i palmës.

Rruga Press

YouTube player