BallinaKuriozitete

Fenomeni i çuditshëm që ndodhi mbrëmë në Zvërnec

Mbrëmjen e djeshme peshkatarët e Vlorës vunë re në qiellin e Zvërnecit një fenomen që sipas tyre ishte i çuditshëm dhe i pazakontë. Ata thanë për dritare.net se panë disa drita në qiell, me shkëlqimin e një ylli, që dukeshin sikur vinin nga Sazani në drejtim të tyre, por që brenda një minute u shuan në qiell. Ato nuk ishin yje, por satelitë të Starlink nga SpaceX, i cili është projekt që synon ngritjen e një megakonstelacioni me më shumë se 4000 satelitë në orbitë. Në çdo fluturim lëshohen rreth 60 satelitë duke e bërë panoramën në qiell një fenomen të vërtetë ashtu siç ndodhi natën e sotme në Zvërnec. Për të vëzhguar fenomenin nuk nevojitet teleskop pasi ato fluturojnë në lartësi të vogla, të dukshme nga syri i njeriut.

YouTube player