Bota

Fenomen i rrallë/ Shkretëtira e Saharasë mbulohet nga bora

Ky është fenomen shumë i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë, ku temperatura ka shkuar deri në 58 gradë.

Në shkretëtirën e Saharasë ka ndodhur një fenomen i rrallë. Daily mail shkruan se në vendin e njohur për temperaturat e larta ka rënë borë. Dëbora ra në qytetin Saharanë të Ain Sefra në Algjeri për herë të pestë në 42 vjet. Gjatë natës, temperatura në Sahara ra në -2 gradë.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Fotografi Karim Bouchetata ka kapur dje imazhe mahnitëse të borës dhe akullit në qytetin Ain Sefra në veriperëndim të Algjerisë. Ky është fenomen shumë i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë, ku temperatura ka shkuar deri në 58 gradë.

Rruga Press

YouTube player