Sport

Fenerbahçe i vihet pas Shaqirit

Skuadra nga Turqia, Fenerbahçe ka kontaktuar Lyonin për situatën e Xherdan Shaqirit. Mediumet turke kanë raportuar të martën se Fenerbahçe po synon transferimin e Shaqirit gjatë këtij muaji pasi 30-vjeçari nuk e ka gjetur veten te skuadra franceze.

Në fakt, ekipi turk po beson se mund ta bind Lyonin në lirimin e tij pasi po e sheh Shaqirin si përforcim të madh për pjesën e mbetur të këtij sezoni. Më herët është raportuar se Lyoni është i gatshëm ta shesë Shaqirin, të cilin e transferoi në fillim të këtij edicioni nga Liverpooli.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Shaqiri ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2024 ndërsa këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.

Rruga Press

YouTube player