Lajme

Fëmijët përballë ligjit, Kosova model për t’u ndjekur, “kritika” për Shqipërinë

Katër adoleshentë të dënuar dhe 16 në paraburgim, këto janë të dhënat e muajit tetor për vitin 2021 në vendin tonë. Në institucionet e vuajtjes së dënimit grup mosha që dominon është 14 deri në 18 vjeç.

Të larta kanë qenë edhe shifrat e trajtimeve sociale të fëmijëve të përfshirë direkt apo indirekt me problemet ligjore.

Lexo më shumë  Me heqjen e masave Kosova përfiton 205 mln euro nga BE-ja në fund të janarit

Në letër, Shqipëria ka po të njëjtat ligje komode për rehabilitimin e fëmijëve me probleme ligjore, por zbatueshmëria është ajo që shfaqet gjithmonë si pengesë. 

“Çfarë kuptimi ka të nxjerrim ligje nga Kuvendi, si ne, si Shqipëria dhe mos të zbatohen nga institucionet përkatëse”, tha ministrja e drejtësisë e Kosovës.

Kosova ofron një shembull tjetër nga ai Shqipërisë për këta fëmijë.

Lexo më shumë  SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

“Kosova ka një metodë lehtësuese që u ofron fëmijëve të shkojnë në shkollë jashtë qendrës së vuajtjes së dënimit, takojnë familjarët, urojmë të implementohet edhe në Tiranë ky model”, u shpreh Albana Izeti.

Në të gjithë botën janë më tepër se 1 milionë fëmijë në institucionet e vuajtjes së dënimit./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *