Bota

“Federata ruse do të shpërbëhet në 10 vitet e ardhshme”

Rusia siç e njohim aktualisht mund të mos mbijetojë në dekadën e ardhshme, sipas një sondazhi të ri të kryer nga Këshilli Atlantik.

Sondazhi me 167 ekspertë, të cilët ndanë njohuritë e tyre se si mund të duken gjeopolitika, lëvizjet sociale dhe politike në 10 vitet e ardhshme, deklaruan se Federata Ruse është në rrezik të mos mbijetojë në gjendjen që është aktualisht.

Lexo më shumë  Ukraina godet sërish terminalin kyç të Rusisë për eksporte të naftës

Sondazhi zbuloi se 40% e ekspertëve parashikuan që Rusia do të shpërbëhej deri në vitin 2033 “për shkak të revolucionit, luftës civile, shpërbërjes politike ose ndonjë arsye tjetër”.

Ndërkohë, 46% e të anketuarve prisnin që Rusia ose të bëhej një “shtet i dështuar” brenda një dekade ose “të shpërbëhej” deri në vitin 2033.

Këshilli Atlantik tha gjithashtu se evropianët ishin veçanërisht pesimistë për shpërbërjen e Rusisë, me 49% të tyre që parashikonin një ngjarje të tillë.

Lexo më shumë  Zelensky i propozon Moskës një armëpushim në sektorin energjetik

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *