Lajme

FDA amerikane e konsideron plotësisht të sigurtë dhe efektive vaksinën Pfizer

Agjensia amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha të hënën miratimi të plotë për përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit.

Vaksina, e krijuar nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech, u miratua për përdorim emergjent qysh në dhjetor të vitit të shkuar.

Kjo është vaksina e parë që merr miratimin e plotë nga FDA-ja për përdorim mbi personat mbi 16 vjeç.

SHBA-ja ka miratuar për përdorim emergjent edhe dy vaksina të tjera: Moderna dhe Johnson&Johnson.

Lexo më shumë  Rushiti: Pranova kandidimin vetëm që vendi të dalë nga ngërçi politik

Zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë se vendimi do të bindë amerikanët e pavaksinuar të konsiderojnë vaksinimin me vaksinën Pfizer/BioNTech si plotësisht e sigurt dhe efektive.

“Miliona njerëz tashmë kanë marrë vaksinat kundër koronavirusit, por ne e dimë se për disa, miratimi i një vaksine nga FDA-ja mund të ngjallë besim shtesë për t’u vaksinuar,” deklaroi Janet Woodcock, komisionare në detyrë e FDA-së.

“Miratimi i kësaj vaksine nga FDA-ja është një moment historik, derisa vazhdojmë të luftojmë pandeminë,” shtoi ajo.

Miratimi për përdorim emergjent të një vaksine do të thotë që pavarësisht se një vaksinë apo barnë nuk ka mbyllur të gjitha testet e sigurisë dhe nuk ka të dhëna përfundimtare mbi efektet e saj, ajo rekomandohet të përdoret përballë një sëmundje vdekjeprurëse në mungesë të trajtimit alternativ. Tashmë, duket se vaksina Pfizer e ka tejkaluar këtë moment, duke u konsideruar e sigurtë për përdorim.

Lexo më shumë  Nagavci: Nuk jemi njoftuar për nënshkrimet pa emër specifik të LDK-së, as unë e as Kurti

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *