Bota

FBI zbulon misterin e “Ufove” mbi Los Anxhelos

Krijesat e mistershme të cilat ngjasonin me ufo dhe fluturuan mbi aeroportin e Los Anxhelos vitin e kaluar mund të mos jenë asgjë tjetër veçse balona.

FBI ndërmori një hetim pasi shumë persona raportuan se kishin parë krijesat e  mistershme mbi aeroportin e  Los Anxhelos, në lartësi 930 metra nga toka.

Helikopterët e policisë identifikuan se balonat, ishin dekorime për Halloween të cilat  më vonë ishin zhdukur në qiell.

Lexo më shumë  NATO akuzon Rusinë për kërcënim të sigurisë në territorin e Aleancës

Tre pilotë të kompanive ajrore identifikuan objektet fluturuese afër aeroportit dhe I raportuan tek kontrollorët e trafikut.

Sapo kaluam një person të veshur me një kostum fluturues” raportoi piloti kontrollorëve të trafikut ajror në gusht të 2020.

“Nuk e dëgjon çdo ditë një gjë të tillë” ishte përgjigjja e kontrollorit ndërsa I kërkoi pilotit të bënte kujdes pasi këto gjëra ndodhin vetëm në Los Anxhelos.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Në tetor 2020 u raportua për një rast të dytë  dhe më pas në korrik të këtij viti piloti i avionit Boeing 747 raportoi se kishte parë edhe ai një njeri fluturues.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *