Bota

FBI–ja zbuloi komplotin e ISIS-it për të vrarë ish-presidentin amerikan

FBI-ja arriti të zbulonte në kohë një komplot i cili synonte të vriste ish presidentin amerikan, George W Bush.

Sipas mediave amerikane, operacioni do të kryhej nga shtatë anëtarë të ISIS-it.

Media amerikane Forbes raportoi se urdhër-arresti thoshte se roli i të dyshuarit ishte “të gjente dhe të mbante në mbikëqyrje  rezidencat /ose zyrat e ish-presidentit Bushit dhe të merrte armë zjarri dhe automjete për t’i përdorur në atentat”.

Lexo më shumë  Liberalët sllovenë të kryeministrit Golob fitojnë zgjedhjet, por humbasin shumicën në parlament

Në një deklaratë për mediat shefi i shtabit të Bushit, Freddy Ford, as nuk e konfirmoi as e mohoi komplotin e supozuar dhe tha se ish Presidenti Bush ka besim të plotë tek Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara.

I dyshuari, i arrestuar nga FBI u shpreh se plani ishte ndërmarre për t’u hakmarrë për pushtimin e Irakut ne vitin 2003.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *