Lajme

Fazlliç mes Berishës dhe Ramës, kush është biznesmeni kontrovers që përmendet te “non grata” britanike

Në vendimin e Britanisë së Madhe për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, sipas këtij të fundit, përmendet edhe biznesmeni kontrovers Damir Fazlliç.

“Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish-këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.”, thuhet në vendimin e qeverisë britanike deklaroi Sali Berisha.

Vite më parë kur qeveriste Sali Berisha, serbo-boshnjaku Damir Fazlliç ishte shfaqur vërtet në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë krah ish-kryeministrit. Por ai nuk është një personazh që me ardhjen në pushtet të Edi Ramës u zhduk krejtësisht. Jo vetëm kaq, por ai ka përfituar gjithashtu kontrata nga qeveria “Rama”.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Në shkurt 2014 disa muaj pasi socialistët kishin ardhur në pushtet, tenderin e linjës së tensionit të lartë, të financuar nga gjermanët e KFW, që lidh Tiranën me kufirin e më pas me Prishtinën, e fitoi pikërisht kompania boshnjake “Energoinvest”, me një vlerë prej 29 milionë eurosh. Kjo e fundit, e akuzuar nga socialistët atëhere në opozitë si firma e Damir Fazlliç, është firmosur si fituese nga drejtori i OST asokohe i emwruar nga qeveria “Rama” në fund të vitit 2013. Ndryshe nga akuzat e atëhershme të kohës kur ishte në opozitë, qeveria “Rama” jo vetëm që e gjeti fituese firmën e Fazlliçit, por e shpalli atë edhe me një ofertë rreth 2 milionë euro më të lartë.

Përtej kësaj Damir Fazllic ka qenë gjithashtu i pranishëm në evente me pjesëmarrje të Edi Ramës. Në shkurt 2020, biznesmeni kontrovers qëndronte i ulur në konferencën për shtyp që po jepte Edi Rama në Uashington.

Ndryshe nga akuzat e kohës kur ishte në opozitë për marrje tenderash të dyshimtë në emër të lobimit për Sali Berishën në SHBA, Damir Fazlliç vijoi të ishte i afërt edhe me Edi Ramën. As sot pas 9 vitesh nga pushteti i Berishës, nuk i ka hyrë “gjëmb në këmbë” nga qeveria “Rama 3”. Berisha “non grata” nga Britania e Madhe edhe prej lidhjeve me Damir Fazlliç, por ndërkohë biznesmeni serbo-boshnjak është gjithashtu i lidhur me Edi Ramën. Pikëpyetjet mbeten!/lapsi/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *