Bota

Fauci deklaron se nëse Trumpi rizgjidhet president i SHBA-së jep dorëheqjen nga posti i tij

Drejtori i Institutit për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, Dr.Fauci ka deklaruar se nuk dëshiron të mbajë postin e tij nëse ish-presidenti Donald Trump rizgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe një herë tjetër.

Në një intervistë për CNN-in ai e cilësoi jo optimale punën e administrasës së Trump ndaj pandemisë COVID-19.

“Nëse Trump do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë si Presidenti, dhe Covid-i do të ishte sërish kërcënim, apo do të kishte ndonjë emergjencë tjetër shëndetësore, a do të kishit besim tek aftësia e tij për t’u përballuar me një pandemi të kësaj natyre? A do të qëndronit në vendin tuaj”, u pyet Fauci nga gazetari i CNN, Jim Acosta.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

“Jo”, u përgjigj shkurt Fauci, duke qeshur. “Nëse analizon historinë e reagimit të administratës Trump, mendoj se fjala më e mirë që mund të thuash është se nuk ishte optimale. Mendoj që historia flet vet, nuk ka nevojë të bëj komente të tjera”.

Trump dhe Fauci kanë pasur shpesh përplasje më herët lidhur me çështjet e shëndetit publik. Gjatë kohës kur Trump ishte president ai e la totalisht në hije Fauci-n, komunikimet e vetme bëheshin vetëm me zv.presidenitn Mike Pence. Me zgjedhjen e Joe Biden si presidenit, Fauci u emërua si këshilltari kryesor për çështjet e mjekësisë.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Fauci, 82-vjeç mban postin e drejtorit të Institutit Amerikan për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive që prej vitit 1984.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *