KryesoreLajme

Faton Peci premton investime në peshkatari dhe rehabilitimin e lumenjve në Mitrovicë

Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE!-es për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës së peshkatarëve “Ibri”, ku u diskutua për gjendjen alarmante të resurseve ujore në këtë komunë.

Peci tha se shoqata e peshkatarëve është shembull i bashkëjetesës me natyrën, ndërsa shtoi se shqetësimi i tyre për rrezikun e zhdukjes së resurseve peshkore nga ndotja e lumit Sitnica dhe pasuritë e tjera ujore është i drejtë dhe urgjent.

Lexo më shumë  Nis punën Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës dhe dhunën në familje

Ai premtoi se, krahas investimeve në bujqësi, programi i tij për Mitrovicën do të përfshijë edhe peshkatarinë, përmes:

trajtimit dhe menaxhimit të ujërave të zeza,

pastrimit e rehabilitimit të lumenjve,

gjelbërimit të brigjeve,

si dhe fushatave ekologjike.

“Bashkë me ndryshimin që po vjen, peshkatarët do të kenë kushte më të mira, gara lokale dhe argëtim”, theksoi Peci.

Lexo më shumë  Spanjë/ Zbulohet baza e kokainës së mafias shqiptare, kapen 10 ton drogë me vlerë 145 milionë euro

Rruga Press

YouTube player