KryesoreLajme

Faton Peci: Komuna e Mitrovicës i ka lënë bizneset në pasiguri, me ne do të ketë zgjidhje për kontratat dhe zhvillim të vërtetë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar ndaj situatës së vështirë të bizneseve në Parkun e Biznesit, duke theksuar se ato kanë pritur më shumë se katër vite për kontrata dhe parcela, ndërkohë që Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për t’u dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

Sipas Pecit, kjo gjendje ka krijuar pasiguri të plotë ligjore dhe ekonomike për afaristët, ndërsa ka akuzuar Komunën e Mitrovicës për mungesë dëgjimi dhe mbështetje ndaj sektorit privat.

Lexo më shumë  KLSH rekomandoi shkarkimin e Pirro Vengut: Raporti zbulon mbi 8 mln euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik dhe shkelje financiare milionëshe në Portin e Durrësit

“Komuna e Mitrovicës ka dështuar t’i dëgjojë dhe t’i mbështesë bizneset, duke i lënë ato në pasiguri të plotë ligjore dhe ekonomike”, ka shkruar Peci në një postim në rrjete sociale.

Ai ka premtuar se me qeverisjen e tij do të ndërmerren hapa të qartë për të garantuar zgjidhjen e çështjeve të kontratave dhe për të krijuar një ambient të favorshëm për zhvillimin e bizneseve.

Lexo më shumë  Nga tjetërsimi i tokës te fundosja e godinave, hijet mbi investimet strategjike

“Mitrovica e re, nis me ne!”, ka përfunduar Peci, duke e cilësuar këtë si fillimin e një kapitulli të ri për zhvillimin ekonomik të qytetit.

Rruga Press

YouTube player