Bota

FAO: Çmimet e ushqimeve në botë kanë arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Rritja e çmimeve të ushqimeve në muajin mars shënoi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave për shkak të luftës, pasojat e të cilës prekën kryesisht tregjet kryesore të drithërave dhe vajrave vegjetale, sipas France24.

Lajmi është konfirmuar nga Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).

Indeksi i Çmimeve të Ushqimit të FAO-s ishte mesatarisht 159.3 në mars. Një rritje prej 12.6 përqind nga shkurti, niveli më i lartë që nga viti 1990.

Lexo më shumë  Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë 

Gjithashtu indeksi i çmimeve të drithërave për muajin mars tejkaloi atë të shkurtit me 17,1 përqind, i nxitur nga rritja e çmimit të grurit dhe drithërave.

Ndërprerja në flukset e eksporteve dhe sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë ka nxitur frikën e një krize globale,  veçanërisht në  Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *