Bota

Familjet e pengjeve izraelite protestojnë në parlamentin e Izraelit

Këto janë pamjet e një proteste brenda Knessetit të Izraelit – ose parlamentit – sot nga familjet dhe mbështetësit e pengjeve izraelite.

Më 7 tetor të vitit të kaluar, Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 253.

Shumë u liruan gjatë një armëpushimi të shkurtër në muajin nëntor, por mendohet se rreth 100 pengje dhe eshtrat e 30 të tjerëve mbahen ende nga grupi militant palestinez.

Lexo më shumë  Mediat proqeveritare publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, BE-ja i bën thirrje Serbisë të garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

Udhëheqësi i opozitës izraelite, Yair Lapid shprehu simpatinë për anëtarët e familjes dhe dënoi qeverinë për trajtimin e çështjes, raporton skynews.

“Këto janë familjet e pengjeve që ju i braktisët, të cilët u bënë robër në tunelet e Hamasit nën vëzhgimin tuaj. Nuk ka asnjë vend tjetër në botë ku kjo qeveri do të kishte mbetur në pushtet më 8 tetor. Është turp për breza që keni mbetur në pushtet, por nëse do të qëndroni në pushtet, atëherë kujdesuni për robërit dhe familjet e tyre”, pohoi ai.

Ndryshe, gjatë muajit të kaluar Izraeli ka liruar disa të burgosur palestinezë në këmbim të pengjeve izraelite. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Vuçiqi takohet me zëvendëskryeministrin kinez, thotë se Kina po e mbështet Serbinë nga “ndërhyrjet e huaja” për të cilat akuzon Perëndimin
YouTube player