Lajme

Familjarët kërkuan zhvarrosjen e Liridona Ademajt, viktima rivarroset sot në fshatin e saj të lindjes

KOSOVË- Liridona Ademaj, 30-vjeçaja e vrarë me porosi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli do të rivarroset ditën e sotme në fshatin në Rracaj të Gjakovës. Pas dorëzimit të kërkesës së vëllait të saj, shteti i Kosovës e ka aprovuar atë. Si rezultat, këtë të hënë do të bëhet rivarrimi i të ndjerës e cila u vra nga Naim Murseli në bashkëpunim me dy vrasës të tjerë.  Ademaj ishte varrosur fillimisht në fshatin e bashkëshortit në Cërmjan.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Liridona Ademajt përmes një postimi në Facebook.

“Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamirë se rivarrimi i vajzës sonë Liridona Ademaj, e vrarë më datën 29.11.2023, bëhet nesër më datë 4 dhjetor 2023, në varrezat e fshatit Rracaj, në ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Familjarët e së ndjerës në letrën dërguar Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë kërkuar që gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrosjes, përmes policisë t’iu sigurohet privatësi e plotë.

Kujtojmë se, vrasja e Liridonës ka marrë vëmendje të madhe, pasi fillimisht ajo ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “grabitje me pasoja të vrasjes”.  Ngjarja e rëndë u shënua më 29 nëntor 2023 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë të Kosovës. Atë natë Murseli kishte rrëfyer në polici se kishin rënë pre e një grabitjeje teksa kishte qenë në makinë me Liridonën dhe fëmijët, por hetimet dhe provat çuan në një pistë tjetër. Dhe më 1 dhjetor, pak orë pas ceremonisë mortore të Liridona Murselit, u njoftua arrestimi i Naim Musrelit. Ky i fundit i ka dhënë të dyshuarit Plava, 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi
YouTube player