Lajme

Familja Dehari kërkon përjashtimin e prokurorit të rastit “Dehari”, Afrim Shefkiu

Familja Dehari dhe avokati i saj, Tomë Gashi, ka kërkuar përjashtimin e prokurorit Afrim Shefkiu nga rasti i vdekjes së Astrit Dehari.

Avokati Gashi ka thënë se kërkesa është dërguar të enjten tek ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Sipas tij, ekspertiza e rastit “Dehari” në tri raste ka konstatuar se bëhet fjalë për vdekjen e Astrit Deharit, derisa siç ka thënë, prokurori Shefkiu nuk deklarohet fare dhe nuk u jep asnjë përgjigje familjes dhe atij.

“Ekspertiza shtesë e vërteton manipulimin e provave, prokurori as që do të na informojë. I vetmi person përgjegjës është vetë prokurori dhe nëse ai në këtë situatë nuk përgjigjet e bën atë që të mos jetë neutral dhe i paanshëm. Për këtë arsye dhe arsye të tjera ne kemi kërkuar përjashtimin e tij. Prokurori t’i ftojë ekspertët e pavarur, Besim Ymaj dhe Besim Latifin pasi në trupin e Astrit Deharit janë konstatuar plagë të cilat i ngjajnë goditjes me boks. I kemi tri ekspertiza që vërtetojnë vrasjen e Astrit Deharit dhe prokurori është neglizhent saqë nuk është e mundshme që të besojmë se një prokuror shqiptar i Republikës së Kosovës, të jetë kaq neglizhent. Nuk përgjigjet me asnjë fjalë kërkesave tonë të ligjshme sepse ai në media ka deklaruar se do të jetë bashkëpunues me familjen Dehari”, ka thënë Gashi.

Lexo më shumë  Fillon edicioni i 23-të i panairit ndërkombëtar “EXPOKOS”, Kurti: Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes

Avokati Gashi ka thënë se besojnë që është çështje e prokurorisë së shtetit se cilin prokuror tjetër ta caktojnë.

“Ky prokuror nuk mundet më asnjë sekondë të punojë në rastin e Astrit Deharit sepse nuk është duke e dashur të vërtetën dhe nuk po e do as drejtësinë. Është hera e parë për rreth gjashtë viteve që ne kërkojmë përjashtimin e vetëm një prokurori”, ka shtuar Gashi.

Lexo më shumë  Kuvendi voton disa marrëveshje ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *