Kuriozitete

Familja argjentinase kthehet në shtëpi pas 22 vitesh udhëtim nëpër botë

Një familje argjentinase është gati të përfundojë udhëtimin e jetës. Ata kanë udhëtuar në pesë kontinente në një aventurë që filloi në vitin 2000, duke sjellë në botë dhe rritur katër fëmijë që tash janë adoleshentë.

Familja Zapp, Herman dhe Candelaria dhe fëmijët, kanë kaluar gjithësej 362 kilometra dhe tani janë ndalur në një qytet në kufij me Uruguain para mbërritjes së tyre të planifikuar të dielën.

“Kam ndjenja të përziera. Ne po i japim fund një ëndrre ose po e përmbushim një ëndërr”, tha Herman për AFP-në. “Çfarë do të vijë tani? Mijëra ndryshime, mijëra opsione”, tha 53-vjeçari, i cili tashmë po mendon të lundroj nëpër botë.

Candelaria, e cila ishte 29 vjeç kur filloi udhëtimi dhe tani është 51 vjeç, tha se zbulimi i saj më i madh dhe më i mirë ishin njerëzit që takoi gjatë rrugës.

“Njerëzit janë të mrekullueshëm. Njerëzimi është i pabesueshëm”, tha Candelaria.

Ajo tha se familja vizitoi jo më pak se 102 vende, edhe pse ndonjëherë u duhej të bënin devijime për shkak të luftërave ose llojeve të tjera të konfliktit./AFP/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *