Lajme

Falsifikuan dokumentin/ Këshilli i Qarkut Vlorë pezullon drejtorin dhe specialistin

Kreu i Këshillit të Qarkut të Vlorës Ervis Moçka ka pezulluar nga puna ditën e sotme Bardhyl Gjikën dhe Kreshnik Minon, dy punonjës të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së tokës pas akuzave se kanë falsifikuar një dokument dhe kishin inskenuar më pas vjedhjen e tij.

Drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së tokës, në Këshillin e Qarkut të Vlorës Bardhyl Gjika dhe Kreshnik Mino, specialist  dyshohet se inskenuan vjedhjen e disa ditëve më parë të dy AMTP-ve, të pronave të bregdetit konkretisht të fshatit Dhërmi.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Burime nga policia raportojnë se një AMTP dhe formulari 6 i regjistrimit të një pronë truall ishim falsifikuar në favor të Spiro Duni. Dyshohet se çështja pronësore e familjes Duni po gjykohet pasi janë ngritur pretendime për falsifikime. Organet e drejtësisë kanë kërkuar dokumentet origjinale dhe për të mos u zbuluar falsifikimi, funksionarët e këshillit të Qarkut, kanë sajuar vjedhjen e tyre. Këto dokumente janë origjinale vetëm në këtë zyrë dhe nuk janë administruar nga ASHK.

Ditën e sotme, policia e Vlorës ka vënë në pranga tre persona që akuzohen si të përfshirë në grabitjen e zyrat e pronave të këshillit të qarkut Vlorë 3 ditë më parë. Bardhyl Gjika me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtori shtetasin Kreshnik Mino, dhe shtetasin Spiro Duni, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie, në fshatin Dhërmi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *