Lajme

Facebook paralajmëron veçori të tjera, për të ‘nxitur’ fëmijët të qëndrojnë larg përmbajtjes së dëmshme

Facebook, pas pretendimeve se platformat e tij dëmtojnë fëmijët, do të prezantojë disa veçori duke përfshirë nxitjen e adoleshentëve për të bërë një pushim duke përdorur aplikacionin e tij për ndarjen e fotografive Instagram.

Gjithashtu, përmes veçorisë pritet të bëhet edhe “nxitja” e adoleshentëve nëse ata vazhdimisht shikojnë të njëjtën përmbajtje që nuk është e favorshme për mirëqenien e tyre.

Lexo më shumë  Rushiti: Pranova kandidimin vetëm që vendi të dalë nga ngërçi politik

Kështu, siç vlerësohet më tej, Facebook-u po planifikon të vendosë kontrolle të reja për adoleshentët në baza fakultative, në mënyrë që prindërit ose kujdestarët të mbikëqyrin atë që adoleshentët e tyre po bëjnë në internet.

Këto nisma vijnë pasi Facebook njoftoi në fund të muajit të kaluar se po ndërpriste punën në projektin e tij “Instagram for Kids” (Instagram për fëmijët).

Lexo më shumë  Reporterët Pa Kufij: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri në pronësi të një numri të vogël kompanish që kanë lidhje me botën politike, veçanërisht në sektorë si ndërtimi"

Por kritikët thonë se planit i mungojnë hollësitë dhe ata janë skeptikë se tiparet e reja do të ishin efektive.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *