Bota

Facebook ndalon reklamat fetare dhe politike

Zyrtarët e gjigantit të medieve sociale Facebook kanë njoftuar se do të ndërmarrin hapat e duhur që të mos lejojnë më reklama në informacione të ndjeshme si raca, përkatësia politike, orientimi seksual, feja ose shëndeti.

“Duke filluar nga 19 janari 2022, ne do t’i heqim opsionet që lidhen me tema që njerëzit mund t’i perceptojnë si të ndjeshme, të tilla që lidhen me shëndetin, racën ose përkatësinë etnike, përkatësinë politike, fenë ose orientimin seksual”, thuhet në një deklaratë të kompanisë.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale, urdhër-arrest për Netanjahun dhe liderin e Hamasit

Kompania bën me dije se ajo ka dëgjuar shqetësimet e ekspertëve dhe ka ndërmarrë këto masa, pasi ka pasur raste kur përdorimi i këtyre temave ka çuar në përvoja negative për njerëz të shumtë anekënd botës. Në synojmë ndryshime pozitive shoqërore për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve, dhe shumë na kanë mirëkuptuar në këtë vendim, thanë zyrtarët në një deklaratë.

Këto lëvizje vijnë pasi ligjvënësit europianë dhe ata amerikanë po bëjnë presion për të rregulluar mënyrën se si Facebook dhe gjigantë të tjerë të teknologjisë mbledhin dhe përdorin të dhënat për reklama.

Më herët kanë qenë disa ish-zyrtarë të Facebookut që kanë folur publikisht për problemet e kompanisë dhe ka sjellë edhe masa më të forta nga kompania.

Ndryshimet e reja që pritet të zbatohen në fillim të vitit tjetër janë hartuar në bashkëpunim me ekspertë të të drejtave civile si një mënyrë për të parandaluar reklamuesit që të abuzojnë me platformën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *