Lajme

Fabrikë 200 m larg ujësjellësit, banorët e Dushajt ngrihen në protestë

 Banorët e Dushajt në Tropojë janë ngritur në protestë kundër ngritjes së një fabrike asfalto-betoni në zonën ku ata banojnë. Ata u kanë dërguar peticion autoriteteve shtetërore për të mos lejuar ndërtimin e kësaj fabrike sepse ajo rrezikon shëndetin e tyre.

Bashkia e Tropojës shpronësoi dje 0.4 ha sipërfaqe pyjore për të garantuar ngritjen e fabrikës. Ajo do të ndërtohet 200 m larg ujësjellësit të zonës.

Lexo më shumë  ​Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare me BE-në

“Ministria e Mjedisit të mos e lejojë ngritjen e kësaj fabrike. Ngritja e saj rrezikon shëndetin tonë”, shprehen banorët e Dushajt.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Surroi: Deputetët kanë mundësinë që sot të votojnë për pakon që përfshin presidentin, Specialen e Këshillin e Evropës