Opinion/Aktualitet

Evropa Lindore dhe bota multipolare në zhvillim

Bota multipolare do të ketë SHBA-në, Kinën, Bashkimin Evropian, Indinë dhe Rusinë si fuqi të mëdha botërore, ndërkaq Japonin, Brazilin, Turqin, Iranin dhe Afrikën e Jugut si fuqi rajonale. Të parat, secila veç e veç, e të dytat në aleanca të ndryshme, kanë aftësinë të formësojë gjeopolitikën e botës konform interesave të tyre.

Shkruan: Dr Sadri RAMABAJA

Në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, pasi ishte pushtuar Berlini nga Ushtria e Kuqe ruse dhe kishte kapituluar Hitleri duke i dhënë fund jetës me aktin e vetëvrasjes, Gjermania do ët ndahej në zona të influencës gjeopolitike. Është kjo periudha e ndarjes së Europës me perden e hekurt. Po fillonte epoka e mënxyrës, sidomos për popujt e rendit të dytë, popujt josllav, e shqiptarët ishin në këtë rast specie eksperimentale e dyfishtë, që do të zgjasë disa dekada, deri në fund të viteve ‘90-ta.

Kishte përfunduar LDB, por sakaq rendi botëror që ishte ndarë në dy kampe politiko-ushtarake, po futej në nj luftë të re, të gjatë, të stërmundimshme, që do ët shkojë në histori me emrin Lufta e Ftohtë.
Këtë fillim të kësaj lufte ët re e kishte paralajmruar përmes fjalimit historik të mbajtur në hotelin “Staler” presidenti amerikan Dwight Eisenhower, pa fshehur dron se ajo do ët mund të ishte shumë e shtrenjtë. Por, kur “Moska e shpërfilli këtë paralajmrim dhe vazhdoi zbatimin e planit për zgjerimin e influencës së saj ndërkombëtare, presidenti Eisenhower, duke u mbështetur në themelet e hedhura nga presidenti Truman, e angazhoi Amerikën në një konfrontim të gjatë e të kushtueshëm “[1], për të cilin ai ishte në dijeni fare mirë.

Siç dihet tashmë, platformën e Eisenhowerit do ta ndjekin shtatë presidentë pasues të tij, demokratë e republikanë. Kjo betejë u përmbyll me shembjen e komunizmit dhe me këtë edhe zmprapsjes së Rusisë nga idetë për ushtrimin e influencës përtej kufijve të Federatës Ruse, si mbetje e ish BRSS-së. Fundi i ish BRSS-së po shënonte kështu edhe fundin e Luftës së Ftohtë.
Lufta e Ftohtë përfundoi tok me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe zvogëlimin e ndikimit të Moskës në Evropën Lindore dhe atë Juglindore.
Katër dekada pas shkërmoqjes së ish BRSS, rrjedha e historisë edhe si rezultat i dobësimit të demokracisë dhe intencave për promovimin e demokracisë liberale edhe aty ku demokracia liberale kishte traditë të mirë, krijoi rrethana në rrafshin gjeopolitikë që do t’i mundësojnë rikthimin e Rusisë si superfuqi botërore, sidomos për ta rikthyer primatin e saj në Europën Lindore.

Shtetet e Bashkuara pas rastit aksidental historik të “pushtimit” të Shtëpisë së Bardhë për një mandat nga një fashist modern. Siç ishte Donald Trump-i, tutje mbesin thellësisht të ndara politikisht dhe sfidohen nga Kina në një mënyrë të paprecedentë, me rrezikun real të zhvendosjes së SHBA-ve nga pozicioni dominues e më i fuqishëm në botë. Në këto rrethana, ishte e pritshme që, edhe pas rikthimit të demoratëve me Joe Biden-in si president, ato tashmë kanë ndryshuar prioritetet e tyre për të përqendruar ndikimin e tyre gjeopolitik drejt kundërvënieve ndaj Kinës në rajonin Indo-Paqësor, Duket se Rusia, me këtë rst, ka ndjerë se historia ia ka kthyer një mundësi që priste, prandaj ajo po e shfrytëzon duke sfiduar drejtpërdrejt NATO-n.

Rikthimi i Rusisë si një fuqi e madhe

Rusia ka avantazhe të natyrshme në sferën e ndikimit gjeopolitik. Por avantazhi më i madh i saj është gjeografia e saj, e cila ia mundëson Moskës të jetë lojtari kryesor në Evropë, tutje në Azinë Qendrore, në Arktik, në Paqësor dhe në Azinë Lindore. Por fakti që Rusia njëkohësisht është edhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të gazit natyror dhe naftës së papërpunuar, i jep asaj një avantazh dhe levë të madhe përballë shumë vendeve fqinjë, veçanërisht atyre në Evropë.

Me ardhjen në krye të Kremlinit të njërit prej agjentëve më të veçantë të KGB-së (Putini), gjeneralët rus do ët bëjnë çmos që ta rikthejnë edhe fuqinë e Ushtrisë ruse, meqë ajo edhe ashtu kishte në posedimin arsenalin më të madh bërthamor në botë, duke e rikthyer sot atë edhe në lider botëror në teknologjitë ushtarake. Pavarësisht faktit se studjues e ushtarak të shumtë perendimor, natyrisht duke marrë në konsideratë argumente relativisht të qëndrueshëm, kur pohojnë se Rusia mund të jetë vetëm një partner i vogël i Kinës, zhvillimet në rrafshin gjeopolitik (lufta në Siri para së gjithash), koha po e dëshmon se Rusia po rikthehet si fuqi e madhe e pavarur në rrafsh planetar.
Rusia mbetet tutje një nga eksportuesit më të mëdhenj të pajisjeve mbrojtëse në Indi dhe Vietnam, pavarësisht se India dhe Vietnami kanë marrëdhënie të tensionuara me Pekinin. Gjatë përplasjes së vazhdueshme Indi-Kinë në Linjën e Kontrollit Aktual, Rusia u tregua një furnizues i besueshëm i mbrojtjes me furnizimin e saj me raketa të avancuara S-400 në Indi, e cila është një nxitje e rëndësishme për aftësitë mbrojtëse të Indisë kundër agresionit ushtarak kinez. Rusia gjithashtu ruan ndikim të rëndësishëm në Azinë Qendrore, Azinë Perëndimore dhe Evropën Lindore, e cila është një trashëgimi e ish-BRSS. Rusia ka Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Taxhikistanin si aleatë të saj zyrtarë në Organizatën e Traktatit të Sigurisë Kolektive.

Sot Putini merr guximin madje edhe t’i dërgojë ultimatume NATOs dhe i kërkon të tërhiqet në pozicionet që kishte në vitin 1997 dhe të përmbahet nga vendosja e sistemeve raketore pranë kufijve të Rusisë.
E qartë, ajo që po ndodhë aktualisht në Evropën Lindore, e me intenzitet më të vogël edh enë atë Juglindore, do ët formësojë shumë gjeopolitikën e botës.

Lexo më shumë  Bushati: Telefonata e Ramës ndaj medias italiane, si thirrja e një kapo bande

 

Multipolariteti në zhvillim

Nëse i hedhim një vështrim qoftë edhe sipërfaqësor zhvillimeve politiko-ushtarake në rrafshin global në këto dy dekadat e para të shekullit 21, do venerojmë qartë se bota sot është gjithnjë e më shumë multipolare. Ky fakt vihet re edhe më qartë sidomos në Azi dhe Europë. Por edhe në kontinentet tjera prosperimi i fuqive rajonale në drejtim të shndërrimit t tyre në superfuqi, është i venerueshëm. Lufta për dominom në Lindjen e Mesme vazhdon tutje. Gara mbetet e hapur.

Irani vazhdon të sfidojë perëndimin, ndërkaq sanksionet nuk kanë arritur të pengojnë aktivitetet e tij bërthamor, që d.t.th se shumë shpejt ai do të jetë në posedim të armës bërthamore.
Fiaskoja e SHBA-së në Afganistan, e cila i dha fund luftës 21-vjeçare me një disfatë poshtëruese, i dha gjithashtu një goditje të madhe besueshmërisë së SHBA-së si një superfuqi ushtarake dominuese dhe mitit për pathyeshmërinë e saj. Kina ka vazhduar të kërcënojë Tajvanin dhe çasti historik kur mund të nisë një pushtim në shkallë të plotë, është çështje vlerësimi e lidershipit ushtarako-politik të Pekinit, se kur ajo e sheh si kohë më të përshtatshme përmbylljen e këtij akti.

Gjithandej në “Europë e vjetër” është duke u rritur ndjesia antiamerikane, qoftë edhe në heshtje, edhe në qarqet politike e ushtarake. Kjo vërehet jo vetëm në Francë e Greqi si vende tradicionalisht proruse, por edhe në Turqi, Gjermani e gjetkë.

Në këtë kuadër, Shqipëria dhe Shqiptarët sikur rikthehen në epokën e kryeministrit të parë liberal, F.S.Nolit, me diferenca fare të vogla. Nëse atbotë demokracia shqiptare po përjetonte “shtetërrethimin” e plotë të monarkive fqinje, sot as Shqipëria politike e as republika e dytë shqiptare në Iliricum — Republika e Kosovës, për shkak të një ndjesie të theksuar të albanofobisë në ngritje në Europën Perendimore, nuk po arrijnë dot të kthehen plotësisht në gjirin e familjes së cilës i përkasin qoftë në rrafshin historik apo atë kulturor[2] dhe krejt natyrshëm janë kombi më proamerikan sot në Europë.

U dashtë që këtë fakt ta ripohoj madje dy herë brenda dy ditëve këtu në Prishtinë Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Gabriel Escobar, që ndërkohë është edhe në cilësinë e të dërguarit të J.Biden-it për Ballkanin Perendimor.

Ky ndryshim jo vetëm në rrafshin njesorë, u reflektua edhe në atë gjeostrategjik, me rastin e krijimit të aleancës anglosaksone AUKUS, e cila synon të ndërtojë nëndetëse bërthamore për Australinë.
Bota perëndimore për rrjedhojë, gjithnjë e më shumëpo fragmentarizohet. Putini e ka shënjestuar këtë fakt, prandaj është hedhur në ofenzivë.

Suksesi i Rusisë në rikthimi qoftë edhe të pjesshëm të influencës në Evropën Lindore, ky fakt do të mund të cilësohej edhe si prologu i ndryshimit epokal në pritje — ardhje së së një bote multipolare. Në kët formësim të ri të botës multipolare pozicioni i Francës duket se do të ketë rol të theksuar, nëse jo qendror. Franca, tashmë hapur po punon në ristrukturimin e BE-së si lojtar strategjik autonom. Nëse kjo ide do të gjejë mbështetjen e duhur edhe të Gjermanisë, atëherë Bashkimi Evropian fare lehtë do të shndërrohet në një prej lojtarëve kryesor të botës multipolare në zhvillim.

Prandaj duket se bota multipolare do të ketë SHBA-në, Kinën, Bashkimin Evropian, Indinë dhe Rusinë si fuqi të mëdha e shënjues të saj real, ndërkaq Brazilin, Afrikën e Jugut, Iranin, Turqinë e Japonin e ndonjë tjetër, si fuqi rajonale me shumë ndikim.

Secila prej fuqive të mëdha ka aftësinë të formësojë gjeopolitikën e botës në ndjekje të interesave të saj qoftë vetëm qoftë në aleancë me ndonjë prej fuqive rajonale. Prandaj po hyjmë në agsholin e botës së fragmentuar. Këtë po e dëshmojnë shpërthimet e shumë konflikte, meqë status quo-ja në shumë rajone ka ndryshuar. Kjo është ajo që po ndodh aktualisht në Evropën Lindore.

Ndikimi i situatës në Evropën Lindore, në Evropën Juglindore dhe në Indi

Situata në Evropën Lindore ka implikime serioze jo vetëm në kontintentin e Europës, para së gjithash në Europën Juglindore dhe Baltik, por edhe për Indinë. Është në Interes të Europës Perendimore dhe asaj Juglindore që SHBA-të të mos përplasen në kontinentin e vjetër, as në Ballkanin Perednimor e as në Lindje. Përplasja e mundshme në Europën Juglindore dhe atë Lindore mes Rusisë dhe SHBA-ve do ta rikthente epokën e pasluftës ës Dytë Botërore dhe ndarjen e kontinentit. Ndërkaq në Ballkan, në emër të mbrojtjes së interesave të Serbisë, do të shuheshin dy shtete të dalura nga shkërmoçja e ish Jugosllavisë — Bosnja e Hercegovina, por edhe Maqedonia Veriore, me rrezik real rikthimin e Gadishullit në epokën e luftrave ballkanike të fillimshekullit 20-të. Po aq është interes i Indisë që SHBA dhe Rusia të mos jenë në konflikt mes tyre dhe atë për dy arsye. Së pari, marrëdhëniet e balancuara nëse jo miqësore midis SHBA-së dhe Rusisë do të përmirësojnë situatën e Indisë, sepse SHBA-ja dhe Rusia janë të dy partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Indisë. Intensifikimi i vizitave të niveleve të larta mes Njudelhit e Moskës nuk janë të rastësishme.

Lexo më shumë  Kur do ketë Tirana guximin t’i kujtojë Athinës gjenocidin grek në Shqipëri në 1914?

Rusia ka kohë që përpiqet të ketë më shumë ndikim në Azinë Juglindore. Për një kohë të gjatë ishte Vietnami në plan të parë. Por ka kohë që Moska ka ndryshuar këtë kurs. Tashmë raportet e saj me Indinë janë thelluar. Ky fakt do ta ndihmojë Indinë në balancimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve më të mira si me Rusinë edhe me SHBA-të. Së dyti, arritja e një lloj mirëkuptimi mes Moskës dhe Uashingtonit, qoftë me ndërmjetësimin e Nji Delhit apo Turqisë, madje edhe me pajtimin e heshtur për aneksimin e një pjese të mirë të Ukrainës, do të nënkuptonte që SHBA-ja më pas të ketë gjasa më të mëdha që t’i orjentojë burimet e saj kundër Kinës si palë ndërluftuese në Indo-Paqësor. Prandaj India bën përpjekje të shërbejë si një urë lidhëse midis Perëndimit dhe Rusisë, meqë ka marrëdhënie të shkëlqyera me të dyja superfuqitë (SHBAtë dhe Federatën Ruse) dhe është vendi ideal për të luajtur këtë rol.

Ky përafrim i Indisë me Perednimin dhe Rusinë bëhet meqë Oqeani Paqësor që rrahë edhe brigjet e Indisë, tashmë është shndërruar në arenën kryesore të konkurrencës së fuqive të mëdha, i ngjashëm me atë që ishte Evropa Lindore gjatë Luftës së Ftohtë.

Sidoqoftë, edhe ajo që po ndodh në Ukrainë dhe rreth saj, përgjithësisht në Evropën Lindore e atë Juglindore, gjithashtu do të ndikojë shumë në formësimin e interesave gjeopolitike në këtë epokë që po hyjmë. Fakti se rëndësia strategjike e Evropës po vazhdon të ulet për SHBA-të, meqë qendra gjeopolitike e gravitetit po zhvendoset në Indo-Paqësor, nuk ul peshën e aleancës Verioatlantike në ruajtjen e interesave amerikane në këtë pjesë të ndjeshme të botës.

Rreziku i Kosovës nga “Kolona e pestë”

Opozita pothuajse në bllok, nisur nga interesat konservatore e meskine, për shumëçka na rikujtin dhjetorin e vitit 1924, kur demokracia e brishtë e Nolit u gjetë nën breshërinë e reaksionit ëq mbështetej para së gjithash nga Beogradi.
Për fat të keq, edhe një lagje e mirë sociologësh, juristësh e gazetarësh, janë pozicionuar në po të njejtat llogore. Ata duket se dijet e tyre profesionale, nuk i kanë vënë kurrë në shërbim të Shtetit dhe interesave jetike të Kombit.

Jo rrallë, në emër gjoja të pozicionimit kozmopolit e “properëndimor” opozita gdhinë në llogoret ruse! Ndërkaq kjo shtresë e inteligjencës kolaboratore me të gjitha pushtetet para e pas luftës, në emër të pozicionit puro shkencor, kalon në po të njejtat llogore që po ua ngre lufta e përqëndruar hibride ruso-serbe në shtrirjen e influencës së saj në gjithë Ballkanin Perednimor.
Si krerët e opozitës edhe ca prej këtyre kuazi-intelektualëve, kur keqinterpretojnë marrëveshjen e turpit të 19.4.2013, që nënshkroi marioneta HTH., madje në dobi të imponimit të Asociacionit të Komunave Serbe sipas shijes e interpretimit të Beogradit, edhe atëherë kur qartë flet Zeusi nga Froni (G.Eskobar) kundër Republikës Srbska në Kosovë[3], vetëkarikohen me energji negative që të kujton fenomenin e entropisë, meqë për ta mjafton që Qeveria Kurti 2 të shkojë sa më shpejt në histori!
Do të ishte mirë që kjo lagje sociologësh, juristësh e gazetarësh të shfletojnë fjalorët profesional, me theks atë të Oksfordit për politikë, që të marrin dijet themelore mbi fenomenin e negentropisë dhe të reflektojnë urgjentisht. Vetëm atëherë ata do ët mund të dilnin më shpejt nga ky llum i mazohizmit politik në të cilin janë zhytur keq. Përndryshe, me vetëdije apo pa, ata tashmë janë rreshtuar në “Kolonën e pestë” dhe si të tillë duhet të trajtohen jo vetëm nga opinioni publik.

Ndërtimi dhe ngritja e vetëdijësimit politik e nacional modern, por edhe ai i pjekurisë politike të elitës ndër popujt që për kohë të gjaët kanë qenë koloni e fuqive hegjemone të mëdha apo të vogla (si rasti ynë), duket të jetë proces tepër i ndërlikuar, jo pa ndeshtrasha të lloit ët vetë. Por, megjithatë, ky proces po ecën përpara. Në Kosovë po krijohet një elitë e re — aspak inferiore ndaj asaj serbe e simotrave të tyre në Perendim, me formim shtëformues që po dëshmohet fillimisht me shembullin e lidershipit politik, por edhe me atë të një shtrese në rritje të inteligjencës së re me formim ideologjik bazuar tek nacionalizmi progresiv i trashëguar nga rilindasit tanë, që do ta bëjë funksionale Republikën e Kosovës. Kjo vetëdije do t’ia mundësojë kësaj shtrese ta lë parpa në histori “kolonën e pestë” dhe të marrë përgjegjësi shtetërore dhe sociale. Është shumë e rëndësishme që vizioni i saj kombëtar, interesat e saj të përputhen me opinionin publik. Kjo shtresë e ka të qartë se interesat jetike të Republikës dhe Kombit, janë mbi të gjitha. _________________________

[1]Ian BREMMER, Superfuqia, Tiranë 2021, f. 192
[2]Shih intervistën e plotë të G.Eskobar: https://reporteri.net/lajme/gabriel-escobar-per-reporteri-status-quo-ne-dialog-po-e-boshatise-kosoven-njerezit-po-ikin-asociacioni-nuk-e-cenon-sovranitetin/
[3]Shih intervisëtn e G.Eskogabrit tek Reporteri

YouTube player