Bota

Evakuohet pallati i Versajës, forca të shumta të ushtrisë futen brenda

Njësi të armatosura rëndë të ushtrisë franceze janë futur në pallatin e Versajës në Francë, si pasojë e “një incidenti të sigurisë”.

Policia u pa duke u futur në atraksionin turistik në afërsi të Parisit, kurse vizitorët e shumtë janë evakuuar.

Qytetarët janë këshilluar të shmangin këtë zonë, kurse një deklaratë zyrtare pritet t’i dërgohet mediat lidhur me intervenimin.

“Forcat e sigurisë janë në terren. Shmangni zonën dhe ndiqnin instruksionet e autoriteteve. Mos u besoni informacioneve të rreme”, u tha nga policia franceze.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Dëshmitarët okularë thonë se ishin duke pritur në radhë, kur forcat e sigurisë u shfaqën befasisht në objekt.

Fedde Benedictur tha në platformën X: “Çfarë po ndodhë këtu? Ishim duke pritur që të ndalohet të futemi në pallat dhe tani jemi evakuuar sepse ushtria sapo është futur brenda”.

Qindra turistë raportohet se kanë mbetur jashtë duke parë se çfarë po ndodhë.

Gazetari francez Hugo Palacin tha se: “pallati i Versajës është bllokuar, GIGN sapo është futur derisa qindra turistë po prisnin jashtë”.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
YouTube player