Bota

Evakuimi i britanikëve nga Kabuli përfundon sot, thotë ushtria

Evakuimi i civilëve nga Britania e Madhe nga Afganistani do të përfundojë të shtunën, ka thënë shefi i Shtabit të Mbrojtjes, Gjeneral Sir Nick Carter.

Sipas medieve britanike, ai i tha programit Today të Radio 4 se ishte “zemërthyese” që ata nuk kishin qenë në gjendje t’i nxirrnin të gjithë.

Ndryshe një transport ajror masiv është duke u zhvilluar në aeroportin e Kabulit që kur militantët talebanë pushtuan kryeqytetin këtë muaj.

Dhe të premten, Ministria e Mbrojtjes tha se Britania e Madhe kishte evakuuar 14,543 njerëz nga Kabuli që nga 13 gushti.

Sir Nick, kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, tha se kishte ende disa fluturime evakuimi civilë që vinin nga Kabuli në Mbretërinë e Bashkuar, por “tani shumë më pak”.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

“Ne jemi duke arritur në fund të evakuimit, i cili do të ndodhë gjatë ditës së sotme, dhe atëherë natyrisht do të jetë e nevojshme të nxjerrim trupat tanë jashtë në avionët e mbetur”.

“Ka shkuar aq mirë sa mund të bëhej në rrethanat … por ne nuk kemi qenë në gjendje t’i nxjerrim të gjithë jashtë dhe kjo ka qenë zemërthyese dhe ka pasur disa vlerësime shumë sfiduese që janë dashur të bëhen në terren”.

Ai tha se numri i afganëve që kishin të drejtë të vinin në Mbretërinë e Bashkuar, por mbetën në Afganistan ishte në “qindra”, duke sugjeruar se disa nuk do të kishin dashur të rrezikonin të udhëtonin në aeroport – ose nuk do të ishin në gjendje.

Lexo më shumë  Të pasurit që po ikin nga “qeveria shtypëse” në Serbi po shkojnë drejt Malit të Zi

Deri të premten, qeveria tha se midis 800 dhe 1,100 afganë të kualifikuar dhe 100 deri në 150 britanikë nuk ishin evakuuar.

Ndryshe, një afat deri më 31 gusht është vendosur për trupat e huaja që të largohen nga vendi.

SHBA ka drejtuar aeroportin në kryeqytetin e Afganistanit, ku një sulm vetëvrasës me bombë të enjten mund të ketë vrarë deri në 170 njerëz – përfshirë dy shtetas britanikë dhe një fëmijë të një shtetasi britanik.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *