Bota

Eurozona i largohet rrezikut për një recesion të thellë ekonomik

Gjasat që Eurozona të bjerë në një recesion të thellë ekonomik këtë dimër po zvogëlohen.

Sipas ekonomistëve, mbështetjet e mëdha fiskale nga qeveritë, çmimet më të ulëta të gazit dhe vjeshta e butë kanë ndihmuar në përmirësimin e perspektivës ekonomike të bllokut.

Shumica e parashikimeve vazhdojnë të tregojnë se prodhimi në Eurozonë do të reduktohet në tremujorët e ardhshëm. Komisioni Evropian tha në fillim të këtij muaji se ai pret që ekonomia do të reduktohet me 0.5 për qind në tremujorin e katërt dhe me 0.1 për qind në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Ekonomistët parashikojnë një rritje ekonomike të bllokut 19-anëtarësh prej 3.2 për qind për të gjithë vitin 2022, krahasuar me parashikimin e mëparshëm të muajit korrik prej 2.7 për qind.

Lexo më shumë  Zelensky kërkon ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë

Ndërprerja e furnizimeve nëpërmjet tubacionit kryesor të gazit “Nord Stream I” nga Moska gjatë verës shtoi frikën se rajoni do ta kishte të vështirë të zëvendësonte burimet e energjisë ruse dhe kjo solli rritjen e çmimeve të gazit. Por, muaji tetor, i cili pati temperaturat më të buta të regjistruara ndonjëherë në këtë periudhë, ka bërë që familjet dhe fabrikat të përdorin më pak energji, duke mundësuar kështu që objektet e depozitimit të gazit të jenë pothuajse në kapacitet të plotë.

Lexo më shumë  Epoka e paqes në Evropë ka përfunduar, thotë ministri i Jashtëm ukrainas

Holger Schmieding, kryeekonomist në Berenberg Bank, parashikoi një rënie prej 2.1 për qind për tre tremujorët deri në mes të vitit 2023, bazuar te çmimi i gazit prej 220 euro për MWh gjatë këtij dimri dhe te frika nga ndërprerjet e energjisë.

Nga ana tjetër, ekonomistët po bëhen gjithnjë e më pesimistë lidhur me perspektivën për dimrin e ardhshëm dhe tani besojnë se prodhimi i Eurozonës do të reduktohet me 0.1 për qind në vitin 2023 – një rënie e konsiderueshme nga rritja ekonomike prej 2.3 për qind që pritej në muajin mars, menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *