Eurostat: Shqipëria me nivelin më të ulët të pagës minimale në Evropë
Shqiptarët kanë pagën minimale më të ulët në Evropë dhe në rajon. Eurostat ka publikuar të dhënat mbi pagat minimale ku rezulton se Shqipëria lë pas vetëm Kosovën. Në 2021 rezulton se në Shqipëri paga minimale është 244.56 euro, ndjeshëm më e ulët se vendet e rajonit.
Edhe nëse bëjmë një krahasim me pagën e re minimale përsëri vendi ynë mbetet me shifrat më të ulëta në EVropë. Në 1korrik të vitit 2022 në vend në vend do të hyjë në fuqi paga e re minimale e cila do të jetë 32 mijë lekë ose 260 euro.
Këto të dhëna janë edhe më shqetësuese në një moment që në vendin tonë ka një rritje të ndjeshme të çmimeve të ushqimeve dhe kostove të jetesës.Pas Shqipërisë dhe Kosovës, pagën më të ulët minimale e ka Bullgaria 312 euro, e ndjekur nga Mali i Zi me 331 dhe Maqedonia e veriut 342 euro.
Luksemburgu rezulton se është shteti me pagën minimale më të lartë në Evropë me rreth 2 257 euro, e ndjekur nga Irlanda, Holanda, Belgjika dhe më pas Gjermania.
Sipas të dhënave të Eurostat rezulton se në 13 shtete anëtare, të vendosura në lindje dhe jug të BE-së, pagat minimale rezultojnë nën 1000 euro në muaj dhe përmendim këtu Bullgarinë, Letoninë apo Rumania.