Eurostat: Numri i refugjatëve ukrainas në BE rritet në mbi katër milionë
Mbi katër milionë qytetarë ukrainas, që nga 31 maji, gëzojnë mbrojtje të përkohshme në vendet e BE-së, raportoi sot Eurostat.
Sipas Eurostat, është regjistruar një rritje prej 57 000 refugjatësh ose (1,4%) që u larguan nga lufta në Ukrainë krahasuar me muajin prill.
Mbi një milion ukrainas morën statusin e mbrojtjes së përkohshme në Gjermani ose (28%) e totalit të refugjatëve.
E ndjekur nga Polonia me 991 000 ukrainas të pranuar ose 25%, dhe Republika Çeke me 340 000 refugjatë ose 8%.
Rritjet më të ndjeshme në baza mujore të përfituesve të mbrojtjes së përkohshme janë regjistruar në Gjermani (+21 000 ose +2%) dhe Republikën Çeke (+8 000 ose +2,5%).
Në maj, qytetarët e Ukrainës përbënin 98% të përfituesve të mbrojtjes së përkohshme në territorin e BE-së.
Pothuajse, gjysma e tyre janë gra (shumica e moshës 35-64 vjeç) dhe pak më shumë se një e treta (34,6%) janë fëmijë.
Burrat, përfaqësojnë më pak se një të pestën (18,8%) të totalit.
Rruga Press