Bota

Europa “po digjet”, zjarret e këtij viti janë rekord krahasuar me një vit më parë

Çdo rekord është thyer këtë vit për zonat e djegura në të gjithë Europën, sipas Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje. Zjarret që kanë prekur Europën javët e fundit, veçanërisht pjesën e saj perëndimore kanë shkatërruar tashmë më shumë hektarë tokë sesa zonat e prekura gjatë gjithë vitit 2021.

Në 27 vendet e Bashkimit Europian, zjarret kanë shkatërruar gjithsej 5,178,810 hektarë që nga fillimi i vitit, pra më shumë se 5,000 kilometra katrorë. Në të gjithë vitin 2021, në vendet e Bashkimit Europian u dogjën 4,703,590 hektarë,  sipas të dhënave të EFFIS.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Nëse trendi aktual vazhdon, viti 2022 mund të kalojë vitin 2017, viti më shkatërrues që nga krijimi i EFFIS në 2000, kur 9,880,870 hektarë, një sipërfaqe e barabartë me sipërfaqen e Libanit, u bë hi.

“Situata është edhe më e keqe nga sa e parashikuam, edhe nëse prisnim anomali të temperaturës falë parashikimeve afatgjata meteorologjike”, shpjegon Jesus San Miguel, koordinator i EFFIS, duke theksuar se “vala e të nxehtit është vendimtare në formësimin e situatës dhe lidhet qartë me ndryshimi e klimës”.

Rreth 400,000 hektarë janë djegur që nga fillimi i vitit në Francë, kundrejt 300,000 në të gjithë vitin 2021, më shumë se 1,900,000 hektarë në Spanjë, kundër 8,500,000 në të gjithë vitin 2021.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Edhe në një vend ku zjarret janë të rralla si Britania, ku temperaturat arritën 40 gradë Celsius për herë të parë këtë javë, sipërfaqja e djegur arriti në 200,000 hektarë këtë vit, në krahasim me 60,000 hektarë në vitin 2021.

“Ne e dinim se do të ishte një verë e vështirë dhe ne presim që situata të vazhdojë, ne jemi vetëm në mes të sezonit të zjarrit”, tha Jesus San Miguel.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *