Lajme

Eurokoha promovon bukuritë e Kosovës në Panairin më të madh të Turizmit në Berlin

Bukuritë e Kosovës janë duke u prezantuar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin të Gjermanisë.

Turizmi në kosovë po prezantohet nga kompania Eurokoha, në mesin e 180 shteteve të botës.

Ky është Panairi më i madh i Turizmit, i cili mbahet më 5, 6 dhe 7 mars, ku bashkë me Eurokohën është duke e prezantuar denjësisht edhe potenciali i madh turistik i Kosovës.

Lexo më shumë  Haxhiu pas dënimit të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit: “Goditje e rëndë për Kosovën, fjala e fundit juridike nuk është thënë

“Gjatë këtyre ditëve, në Panair priten rreth 30 mijë vizitorë, interesim të madh ka pasur edhe te stenda e Kosovës, ku me plot krenari Eurokoha ka prezantuar mundësitë e shumta të turizmit që ofron vendi ynë si një mundësi për ta lidhur vendin tonë me botën përmes turizmit”, shkruan Eurokoha në një shkrim në Facebook. 

Rruga Press

Lexo më shumë  MICS 2025, Kurti: Investimet dhe politikat për fëmijët po japin rezultate. Të dhënat tregojnë përparim
YouTube player