Bota

Eurodeputetja greke që dyshohet për korrupsion ishte shprehur se “Katari është kryesues i të drejtave të njeriut”

Njëra nga 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Evropian, ligjbërësja greke Eva Kaili, është arrestuar lidhur me disa hetime për korrupsion në Belgjikë. Ajo u mor në pyetje të premten në mbrëmje, sipas agjencisë AFP dhe mediumit belg Le Soir, që cituan zyrën e Prokurorisë belge.

Lajmi vjen pasi partia e saj në Greqi, Lëvizja Panhelenike Socialiste (PASOK), bëri të ditur të premten në mbrëmje se Kaili ishte përjashtuar nga partia shkaku i hetimeve të prokurorisë belge ndaj disa personave mbi dyshime për korrupsion në Parlamentin Evropian.

Të premten, 16 kërkime u zhvilluan nga policia në Bruksel lidhur me këtë rast dhe pesë persona u arrestuan, sipas Zyrës së Prokurorisë Publike të Brukselit.

Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për veprimtarinë e një organizatë kriminale, tentativat për ndikim nga një shtet i Gjirit dhe akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas raportimeve në media, shteti i Gjirit në fjalë është Katari.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Zyra e Prokurorisë Publike në Belgjikë tha se të dielën do të vendohet nëse pesë personat e arrestuar do të mbahen në mbajtje edhe më tutje.

Grupi i qendrës së majtë të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian e suspendoi Kailin menjëherë.

Nënkryetarja greke është njëra nga 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Evropian. Më 21 nëntor, Kaili kishte mbajtur një fjalim në parlament për Kupën e Botës që po mbahet në Katar, duke thënë se ky event ishte “dëshmi se si diplomacia e sportit mund ta arrijnë transformimin historik të një vendi me reforma që frymëzuan botën arabe”.

Ajo gjithashtu kishte thënë se ky vend, që është kritikuar nga perëndimi për trajtimin e punëtorëve emigrantë, është “kryesues i të drejtave të punëtorëve”.

Sipas një postimi në Twitter nga ambasadori i BE-së ne Katar, Cristian Tudor, Kaili është takuar me Ministrin e Punës të Katarit, Samikh Al Marri.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Politikania greke ka qenë anëtare e Parlamentit Evropian që nga viti 2014 dhe zëvendëspresidente që nga viti 2022. Sipas biografisë së saj në uebfaqen e Parlamentit Evropian, ajo ishte gazetare nga viti 2004 deri në 2007 dhe më vonoi punoi si këshilltare për marrëdhënie me publikun në Greqi.

Sipas Prokurorisë Publike belge, një ish-ligjbërës i BE-së ishte në mesin e personave që u morën në pyetje. Mes të tjerash, gjatë kërkimeve u konfiskuan 600 mijë euro dhe disa telefona.

Një zëdhënës i Parlamentit Evropian tha se nuk do të komentoheshin hetimet që po zhvillohen. Megjithatë, Parlamenti Evropian do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet përkatëse.

Grupi Socialist në Parlament e publikoi një deklaratë të ngjashme, duke thënë se nuk ka aspak tolerancë për korrupsionin dhe siguronte se do të jenë “të parët që do të mbështesin një hetim të hollësishëm dhe transparencë të plotë”./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *