Lajme

Eurodeputetja franceze kundër liberalizmit të vizave, Von Cramon: Kosova e meriton lëvizjen e lirë

Viola von Cramon, raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, ka reaguar pas thirrjes së një eurodeputeteje franceze që shtetasve të Kosovës mos t’iu liberalizohen vizat.

Dominique Bilde gjatë ditës kishte pohuar përmes rrjeteve sociale se “refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre!”.

Gjithashtu ajo ka pohuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe “qytetarët e saj meritojnë, si të gjithë evropianët e tjerë, të lëvizin lirshëm”.

Lexo më shumë  Fabrikat e propagandës serbe rrisin mbështetjen për Moskën

Kujtojmë se edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kërkuar liberalizimin e vizave gjatë samitit të fundit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Ndryshe, Franca është vendi i vetëm që ka hezituar deri më tani t’i thotë po lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës, por e cila raportohet se së fundi ka lëvizur drejt zhbllokimit të qëndrimit të saj.

Lexo më shumë  Kurti: Panairet të rëndësishme për zhvillimin dhe promovimin e vendit, diaspora urë-lidhëse për investime direkte

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *