KryesoreLajme

Eurodeputetja franceze: A do të hedhim hapa drejt popullit të Kosovës?

Po ju paraqesim më poshtë letrën që presidentja e të Majtës sociale dhe ekologjike, deputete në Parlamentin Evropian, znj. Sylvie Guillaume, i ka drejtuar më datën 8 prill, ministit të brendshëm francez, Gérald Darmanin.

Zoti Ministër

Viti 2022 shënon 10 vite që prej fillimit të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Gjatë këtyre viteve shtoi përpjekjet për t’u përputhur me kriteret e domosdoshëm evropianë për liberalizimin. E veçanërisht iu desh të përmbushte dy herë më shumë kritere (95) se të gjithë vendet e tjerë që përfituan prej heqjes së vizave afatshkurtëra (pesë vendet e tjerë të Ballkanit perëndimor si dhe vendet e politikës së fqinjësisë). 

Sipas Komisionit Evropian këta kritere janë përmbushur që prej 2018-s dhe monitorimi i vazhduar nuk ka vërejtje mbi analizën e Komisionit. Që prej 2019-s, ministrat e brendshëm francezë dhe kosovarë bashkëpunojnë në nivel bilateral lidhur me çështje nga më të ndryshmet, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar. 

Megjithatë, liberalizimi nuk ndodhi, dhe kjo edhe pas kërkesave të përsëritura prej autoriteteve kosovarë, shtuar edhe ato të Parlamentit evropian përmes Komisionit të lirive civile, drejtësisë dhe çështjeve të brendshme. 

Në këtë periudhë të turbullt, liberalizimi i vizave do të ishte mesazh i fortë i Bashkimit Evropian drejtuar qytetarëve të Kosovës. Përveç kësaj, presidenca franceze e Bashkimit Evropian do të nderohej po të hiqte pengesa që sot duket se janë shumë të padrejta dhe të pakuptimta. Këtu bëhet fjalë për çështje besueshmërie në kontekstin e rikrijimit të blloqeve në kontinentin tonë. 

A mund të me dëftoni, zoti Ministër, nëse Këshilli Evropian, në kuadrin e presidencës franceze të Bashkimit Evropian ka ndër mend të hedhë ndonjë hap në drejtim të popullit të Kosovës? 

Në pritje të përgjigjes suaj, ju lutem të pranoni, z. Ministër, konsideratat e mia. 

Sylvie Guillaume 

©Rruga Press

Lexo më shumë  ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, eksperti i Octopus: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *