KryesoreLajme

Eurodeputeti spanjoll: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e ligjshme

Deputetit i Parlamentit Evropian, spanjolli Jorde Sole, ka thënë se Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe  e ligjshme.

Ai këto komente i bëri gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Evropian, derisa shtoi se mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga pesë vendet përfshirë këtu Spanjën, është një reflektim i frikës.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e ligjshme dhe demokratike. Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet. Pengimi i perspektivës evropiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson ne si Bashkim Evropian”, ka shkruar Sole në Twitter.

Lexo më shumë  Sulmohet me granatë dore ndërtesa e komunës së Zveçanit

Ndryshe, sot Parlamenti Evropian do të votojë raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, që ishin miratuar para një muaji në Komisionin e Politikës së Jashtme. Votimi pason debatin e zhvilluar të martën mbrëma në Parlamentin Evropian për këto raporte.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sveçla e quan akt terrorist shpërthimin në Ibër-Lepenc
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *