KryesoreLajme

Eurodeputeti Mandl: Është dialog mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, jo Prishtinës dhe Beogradit

Eurodeputeti Lukas Mandl ka thënë se Serbia ka bërë gabim të madh dhe se për këtë e gjithë bota po shikon drejt asaj.

Mandl në një intervistë tha se Serbia ka bërë gabim të madh që është rreshtuar në anën e kundërt të perëndimit në lidhje me agresionin rus në Ukrainë.

Diplomati austriak ka folur edhe për dialogun dhe ka thënë se ai nuk është dialog mes Prishtinës e Beogradit, siç i referohet Beogradi zyrtar, por mes Kosovës e Serbisë.

“Qytetet nuk bisedojnë mes veti, por shtetet”, tha ai.

Mandl tha se Kosova është shtet dhe se Serbia duhet të rreshtohet me botën perëndimore, meqë siç tha ai “serbët e meritojnë këtë”.

Lexo më shumë  Së shpejti hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK

“Meqenëse liderët serbë bënë gabim që nuk iu bashkuan mbrojtjes ‘pa gjak’ kundër një sulmi të përgjakshëm lufte – pra sanksioneve (kundër Rusisë v.j.) dhe në këtë aspekt zgjodhën anën e gabuar për një çështje shumë më të gjerë, e gjithë bota ndien se ka një problem në Serbi, i cili vazhdon për shumë kohë më gjatë. Kjo është arsyeja pse shumë tani po e ndjekin me vëmendje sjelljen e shtetit të Serbisë dhe kjo në mënyrë indirekte tërheq vëmendjen ndaj qëndrimit të papranueshëm të Serbisë ndaj Kosovës, i cili po vazhdon për shumë vite”, tha Mandl.

Mandl është anëtar i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Kosovën.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në orët e para të 24 shkurtit. Shtetet perëndimore kanë dënuar veprimet e Rusisë dhe kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.

Nga vendet e rajonit, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Kosova, Shqipëria dhe shtetet e rajonit i janë bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Ndërkaq, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, kjo e dyta për arsye të bllokimit nga ana e përfaqësueve të Republika Serbskas, janë të vetmet që nuk e kanë dënuar agresionin rus.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *