Lajme

Eurodeputeti holandez bën thirrje që të enjten të votohet për liberalizimin e vizave për Kosovën

Të enjten komisioni i Parlamentit Evropian do të ketë në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, njoftoi deputeti Thijs Reuten.

Në llogarinë e tij në Twitter, deputeti holandez i Parlamentit Evropian u ka bërë thirrje kolegëve të tij që të enjten të votojnë për miratimin e liberalizimit të vizave.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me vendet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me atë ritëm në Parlamentin Evropian. Votoni në komisionin e Parlamentit Evropian këtë të enjte”, tha Reuten.

Lexo më shumë  Shqipëri–Kosovë, rikthehet kalimi pa kontrolle kufitare

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në takimin e dhjetorit në Bruksel kanë miratuar marrëveshjen e arritur në mes të Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën.

Tani marrëveshja duhet të votohet në Komisionin për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian dhe më pas në seancën plenare.

Rruga Press

Lexo më shumë  Dënohet me dy vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë Sllobodan Radenkoviq, për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *