Eurodeputeti gjerman thotë se BE-ja duhet ta mbajë premtimin ndaj Kosovës për vizat
Eurodeputeti gjerman, Romeo Franz tha se urgjentisht procesi i dialogut duhet të shkojë përpara, derisa ka shtuar se duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur deri më tani. Por që, Franz tha se BE-ja duhet ta përmbush premtimin për liberalizimin e vizave.
Këto komente ai i bëri pas takimit të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asocim, BE-Kosovë.
“Ne jemi pranë kosovarëve edhe për kemi dallime në arritjen e qëllimeve mirëpo ne jemi pranë jush, procesi i dialogut në mënyrë urgjente duhet të ec përpara dhe duke marrë parasysh marrëveshjet që një arritur deri më tani të zbatohen”.
“Jemi të bindur që përfshirja e grave në procesin e dialogut është mjeti kryesor. Ne jemi të vetëdijshëm që ju takon shteteve anëtarë të BE-së që t’i përmbushin premtimet e dhëna që përfundimisht ta japin liberalizimin e vizave.”
“Ne po luftojmë që Kosova ta ketë liberalizimin e vizave”, tha ai para gazetarëve.
Deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se dialogu duhet të qoj në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy shteteve.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja bashkëpunimi rajonal, energjia kalimi në një ekonomi të gjelbër, sundimi i ligjit duke përfshirë luftën ndaj korrupsionit, situata e komunitetit RAE. Sami përket temave u diskutuan diskutime të frytshme.”
“Gjatë këtij takimi ne shprehëm mirënjohjen për asistencës e ofruar nga BE-ja për përballje me pandeminë e Covid-19.Edne qytetarët e Kosovë bartin pasojat për mosliberalizim të vizave por jo për fajin e tyre. Ne jemi të lumtur që ky takim u finalizuar me rekomandimet e përbashkëta, kjo deklaratë e përbashkët e miratuar sot mirëpret përkushtimin e Kosovës në rrugën evropiane.”
Kusari-Lila ka kërkuar që liberalizimi i vizave të mbetet i ndarë me atë të zbatimit të MSA-së.
“Në kuadër të liberalizimit të vizave kushtet janë plotësuar, në pjesën e MSA duhet të arrihen synimet që janë të përfshira në marrëveshje, sepse kemi pasur dy palë zgjedhje parlamentare”, tha Kusari.
Rruga Press