Lajme

Eurodeputetët thirrje 5 vendeve të BE-së: Njihni pavarësinë e Kosovës

Disa eurodeputetë i kanë bërë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë diçka të tillë.

Thirrja e eurodeputetit austriak, Thomas Waitz, atij spanjoll me prejardhje nga Katalonia, Carles Puigdemont dhe nga Kroacia, Ladislav Iliçiç, u bë sot gjatë seancës së Parlamentit Evropian, ku u diskutua për raportin për Kosovën për vitin 2022.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Sipas tyre, Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia duke refuzuar njohjen për arsye të brendshme po e inkurajojnë Serbinë në përpjekjet për destabilizim si dhe një konflikt të mundshëm në rajon.

Parlamenti Evropian ka miratuar dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, “përmes së cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve dhe ky normalizim duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë”.

Për raportin për Kosovën votuan 452 deputetë, 87 ishin kundër dhe 76 abstenuan.

Këto janë raportet e fundit vjetore për Kosovën dhe Serbinë nga përbërja aktuale e Parlamentit Evropian, pasi në fund të majit apo në fillim të qershorit të vitit 2024 do të mbahen zgjedhjet evropiane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *